E ndryshme, pozitive dhe gjithmonë me buzë në gaz. Kjo është 20-vjeçarja Preja Osasej, ylli i cili sapo ka lindur në skenën e muzikës pop. Gjatë vitit 2011 vajza e re filloi të shfaqet më shpesh në televizor. Preja Osasej ka marrë pjesë në shoun muzikor “X Factor” dhe po ashtu në formatin televiziv “Akademia muzikore”. Preja është dhënë pas muzikës. Megjithatë ajo nuk studion muzikë, por marketing në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje.
“Muzika gjithherë ka qenë pjesë e jetës sime – rrëfen këngëtarja e re. – Nuk po më kujton momenti kur e kam përqafuar artin e muzikës. Sikur isha 16 vjeçare. Në atë moshë e bëra tatuazhin në dorën e djathtë – një mikrofon i cili i tregon dhëmbët. Muzika më bën të lumtur.”
Prejës i pëlqen çdo lloj muzike – funk, solo, xhaz, hip hop, drum and bass, muzikë klasike. Dëgjon muzikës sipas qejfit dhe stinës. Kënga e saj e parë “Gjërat e vogla” u bë menjëherë hit. Këngëtarja e vogël ka projekte të përbashkëta me muzikantë të tjerë ndër të cilët Grafa dhe Peçenkata. Kështu që popullariteti i saj vazhdon të rritet. Për Prejën gjërat e vogla nuk janë gjë konstante. E ka zakon t’i largojë të këqijat. “Kur ka diell, unë gjithmonë jam me humor të mirë – pohon Preja. – Në këtë lidhje mund të them se dielli është gjëja e vogël që më bën të lumtur.”
Kënga e saj e re titullohet “Nuancat” ku këngëtarja është paraqitur me një performancë femërore. “Videoja shkoi shumë mirë, sepse regjisori Viktor Antonov – Rikk krijoi një atmosferë shumë të këndshme. Ai është po ashtu dhe psikolog dhe e di se si të punojë me artistët”, kujton Preja. Megjithëse ka arritur një sërë suksesesh, këngëtarja ende nuk ndihet gati për album të tërë. Por gjithsesi vazhdon të bashkëpunojë me kolegët e saj.
Preja është në kërkim të mjeteve të revolucionit në fushën e kulturës dhe nuk pushon për asnjë çast. Mirëpo, ajo e përshkruan përditshmërinë e saj si argëtim i pafund dhe pohon se obligimet janë të këndshme kur kryhen me dëshirë. Sikur jam 16 vjeçare, jetën e kem ngjyra-ngjyra dhe ndonjëherë përjetoj “dezha vu”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..