27 firma, të cilat kanë emëruar punëtorë me ndërmjetësinë e byrove të punës, morën dekorata “Punëdhënësi i vitit 2014” pranë Agjencisë së Punësimit.
Për herë të parë iniciativa u është drejtuar kryesisht punëdhënësve, të cilët nuk kanë përdorur financim për stimulimin e punësimit në kuadrin e programeve kombëtare dhe evropiane. Me ndërmjetësinë e agjencisë në firmat e dekoruara gjatë vitit 2014 kanë filluar punë 3 272 veta. Shumica e tyre janë emëruar në sferën e turizmit, të industrisë së lehtë dhe të përpunimit të metaleve. Disa prej vendeve të punës në turizëm janë të përkohshme, domethënë pas fundit të stinës kontratat do të ndërpriten. Është shumë i vogël numri i njerëzve të emëruar, të cilët janë me çrregullime – vetëm tre veta.
Agjencia e Punësimit dekoroi gjithashtu disa firma dhe përfitues në kuadrin e programit e evropian “Zhvillimi i resurseve njerëzore” për përmirësimin e kushteve të punës dhe të trajnimeve profesionale. Dekorata morën edhe dy sindikatat “Podkrepa” dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura, si dhe një prej pesë organizatave të punëdhënësve – “Asociacioni i kapitalit industrial” për organizimin e trajnimeve për të papunët. Më praktike konsiderohen kurset e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura për lulishtarët dhe infermieret, të cilat ndiqen kryesisht nga njerëzit që kërkojnë punë jashtë.
Mirëpo, diplomat e shpërndara dhe kokteji, me të cilin Agjencia e Punësimit shënoi partneritetin e saj të mirë me biznesin nuk e bëjnë situatën lidhur me papunësinë në vend më të mirë. Sigurisht që për këtë nuk mund të akuzohet institucioni shtetëror, sepse ai është vetëm ndërmjetës në tregun e punës, kurse vendet e punës hapen kryesisht nga sektori privat.
Në fund të vitit sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të papunët janë pothuaj rreth 360 mijë, ose rreth 10.8 për qind e popullsisë së aftë për punë. Vendet e lira të punës janë mbi 18 mijë. Më shumë kërkohen hotelistët dhe punonjësit në restorant, si dhe nëpunësit në sferën e shëndetësisë, administrimit shtetëror, industrisë përpunuese. Ndërkaq, të punësuarit janë rreth 3 mln veta, kurse shteti është punëdhënës i mbi 23 për qind prej tyre.
Nga të gjitha 18 mijë vendet e lira të punës, ato të shpallura nga Agjencia e Punësimit janë nën gjysmën prej tyre. Kërkohen si rrobaqepës dhe punëtorë të përgjithshëm, ku nivelet e pagimit janë rreth 180-200 euro, kështu edhe specialistë me kualifikim të lartë në fushën e teknologjive informative dhe të marketingut, kurse pagat e ofruara nga punëdhënësi për pozita të tilla lëvizin nga 500 deri më 1200 euro, gjë që për Bullgarinë është një pagë shumë e mirë. Mirëpo, ka një hollësi të vogël – për shumicën e pozitave atraktive kërkohet zotërimi i një gjuhe ekzotike, ose kombinimi prej disa gjuhësh, zakonisht maqedonishtja, ose polonishtja dhe rusishtja. Në shumë raste të tilla bëhet fjalë për një vend pune, i cili është parashikuar për një shtetas të huaj dhe firma respekton kërkesën e ligjit për ta shpallur këtë pozitë së pari në Agjencinë e Punësimit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në..