Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me çfarë do të mbajmë mend vitin sportiv 2014?

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Një heroizëm të vërtetë, me gjithë diabetin, shënoi alpinisti Bojan Petrov, i cili brenda 10 ditëve u ngjit në tre maja 8 mijë metrashe – Kançedzjonga(8586 m), Broud Pik (8047 m) dhe K2 (8611 m) pa oksigjen dhe pa ndihmës. Për vitin 2015 Petrov ka planifikuar të ngjitet në dy maja që nuk janë pushtuar deri tani nga bullgarë – Manaslu (8136 m) dhe Shisha Pangma (8013).

Ekaterina Stratieva Foto: EPA/BGNESPa bërë shumë gjurmë edhe Federata Bullgare e Sportit Automobilistik shënoi një vit plotë me suksese. Ekaterina Stratieva u bë numri 1 tek femrat në një rally në Evropë, Kalin Dedikov dhe Georgi Pavllovi – u bënë të tretë në Kampionatin e Eko Rally-së Botërore në Greqi, ndërsa Aleksandër Jazovi – kampion i Evropës në drift. Nikollaj Zllatkovi meritoi Kupën evropiane të ngjitjeve malore, ndërsa Krum Donçevi dhe navigatori i tij Petër Jordanov fituan trofeun evropian të Rally-së të FIA për vitin 2014.

Në atletikën e lehtë pas 45 vjetëve u thye rekordi kombëtar nga 8:25.02 i Mihaill Zhellevit në vrapim me pengesa në 3000 m. Me këtë rezultat Zhellevi fitoi Titullin Evropian për Bullgarinë në 1969. Sivjet rekordi ishte përmirësuar nga Mitko Cenovi me 8:20.87 në Kampionatin Evropian në Cyrih të Zvicrës.

Në ceremoni në Parlamentin Evropian Sofja u shpall Kryeqyteti Evropian i Sportit në vitin 2018, ndërsa Burgas – për Qytet Evropian të Sportit gjatë 2015, që është një njohje e denjë për Bullgarinë.

Gjatë nëntorit dyluftimi midis Kubrat Pulevit dhe ukrainasit Vladimir Kliçko nga sulmet në mediat u transferua në ring. Pritjet e bullgarëve për beteje për titullin evropian në boks nuk u justifikuan dhe Pulevi pësoi dështim me nokaut  në rundin e pestë. Siç duket dyluftimi do të vazhdoje në gjykatë, sepse kampioni botëror nisi një  çështje gjyqësorë kundër bullgarit me akuzë për përdorimin e dopingut.

Tenisti Grigor Dimitrov fitoi çmimin “Goditja e vitit” në klasifikimin e TennisTV.com – sajti zyrtar i ATP. Tenisti më i mirë bullgar mori 76% prej votave të përkrahësve  për zbatimin atraktiv të goditjes në ndeshjen kundër Ernests Gulbis (Letoni) në rrethin e tretë të turneut nga seria “Masters” në Indian Wells, Kaliforni.

Grigor Dimitirov Foto: EPA/BGNESMe shtatë medalje – tre të arta dhe katër të argjendta, përfundoi Bullgaria pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike Rinore në Nanjing. Çmimin e artë e merituan Bllagoj Najdenov (boks, 81 kg), Lidija Nençeva (qitje sportive) dhe Bozhidar Andreev (ngritja e peshave, 69 kg).Medalje të argjendta fituan Betina Temellkova (xhudo, deri në 52 kg), mundësi Kirill Millov (deri në 85 kg), ansambli i gjimnastikës artistike dhe boksieri Dushko Bllagovestov (deri në 56 kg).

Bllagoj Najdenov Foto: EPA/BGNESKëto nuk janë të vetmet suksese të boksit bullgar gjatë vitit 2014. Në Bukuresht tek femrat Stojka Petrova (deri në 51 kg) u bë kampione evropiane, ndërsa Stanimira Petrova (deri në 54 kg) u bë e para në Kampionatin Botëror në Xhexhu të Kores. Përpara arit të tij olimpik Bllagoj Najdenov fitoi në Sofje titullin botëror. Para pak kohe djaloshi i cili nuk u shpërble nga shteti për sukseset e tij të mëdha, nënshkroi kontratë me menaxherin irlandez Gari Hajd dhe do të debutojë në ringun profesional gjatë janarit të vitit 2015.

Duke lënë pas shpinës urrejtjen e ekipeve të kryeqytetit “Levski” dhe CSKA fenomeni në sportin bullgar – skuadra “Ludogorec”, e cila hyri në grupin A në vitin 2011, edhe gjatë vitit 2014 dëshmoi, se në Bullgari mund të ketë futboll cilësor dhe atraktiv. Klubi shënoi një sensacion, duke çuar në Bullgari ekipin “Real” të Madridit dhe “Liverpool” për fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Ajo për vit të dytë me radhë  ruajti vendin e saj në Top 80 të klubeve të Evropës.

Ansambli bullgar fitoi medaljet e arta nga shumëgarëshi i Kampionati Botëror në Izmir. Foto: arkivArritje të mëdha patën edhe vajzat e arta të Bullgarisë në gjimnastikën artistike. Ndër medaljet e fituara prej tyre janë titulli në shumëgarëshin për ansamblin në Kampionatin Botëror në Izmir, medaljen e artë nga Baku dhe medaljen e argjendtë në shumëgarëshin të Lojërave Olimpike Rimore. Këto ditë medalje të artë në shumëgarëshin fitoi dhe Borjana Kalein në Turneun Ndërkombëtar “New Year Cup Moste” në Lubjanë të Sllovenisë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD