Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Etnofantazi 2014

БНР Новини
Foto: arkiv

Me rastin e festave të Vitit të Ri ju ofrojmë edicionin tradicional festiv me emrin “Etnofantazi”. Autorët janë përfaqësues të brezave të ndryshëm. I bashkon liria, me të cilët zgjedhin mjetet shprehëse dhe theksin, që vënë mbi tingëllimin bullgar.

Saksofonisti i njohur Dimitër Ljolev është njeri prej solistëve të Big bendit të Radios Kombëtare Bullgare. “Për albumin tim të autorit zgjodha emrin “Rodopologjia”, për të shprehur dashurinë time të madhe ndaj folklorit të krahinës së Rodopeve dhe ndaj xhazit. Muzika ime është rezultat i kësaj simbioze, i ndërthurjes reciproke të këtyre dy stileve. Cilin do qoftë përkufizim të kërkoj, vështirë do të shpreh më të rëndësishmen – unë besoj thellë në këtë muzikë”. Arti i “Zërave kozmikë” në gjithë botën ka adhurues të shumë. Gjatë vitit 2014 kori mbushi 20 vjeç. “Vendosëm t’ua kushtojmë të gjitha aktivitetet tona gjatë vitit këtij përvjetorit të madh” – fjalë të Vanja Monevës, themeluese dhe dirigjente e kolektivit koral. Para pak kohe këngëtaret morën pjesë në incizimet dhe prezantimin koncertal të “Udhëtimit në dy bota” – një projekt i ri i Millço Levievit. Në të kori interpreton këngë të njohura popullore në përpunimin krijues të xhaz pianistit dhe kompozitorit të njohur. Në të aventurë muzikore është tërhequr edhe Big bendi i Radios Kombëtare Bullgare.

Solist i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, pjesëmarrës në shumë projekte ndërkombëtare, Nedjallko Nedjallkov është njeri prej interpretuesve më të njohur të kavallit. Gjatë vitit 2014 ai mblodhi në një album të gjitha emocionet e tij muzikore. “Dua të them” është titulli i albumit.

Stefka Miteva është regjisore e spektakleve me kukulla dhe këngëtare, ajo prej vitesh jeton në Paris. Atje ka themeluar dy formacione, me të cilat interpreton muzikë me tingëllim bullgar. Në fund të nëntorit trioja e saj “Trëndafilat e egër” prezantoi albumin saj të ri. “Trëndafili është simbol i Bulgarisë, prandaj zgjodha këtë emër për projektin tim. Në Francë shpesh herë thonë, se Ballkani është i egër. Por jo në kuptimin e paqytetëruar. Është i egër, sepse njerëzit aty janë liridashës dhe posedojnë një energji të mahnitshme vitale dhe krijuese!”, thotë Stefka. Bashkë me të në “Trëndafilat e egër” janë dy muzikantë serbë – kitaristi Darko Andjelkoviç dhe Ivan Jelenkoviç – bas kitarë dhe perkusione.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD