Etropole është një qytezë që ndodhet 81 km larg Sofjes. Përshtypje bëjnë shtëpitë e tij të ruajtura nga koha e Rilindjes bullgare. Disa prej tyre janë kthyer në hotele atraktive familjare dhe ofrojnë kushte të mira për pushim mes natyrës së bukur të malit Ballkan.
Më shumë për qytetin Etropole dhe për koleksionin e pasur të muzeut tregon përgjegjësja Tanja Denova:
“Në 10 sallat e ekspozitave kemi treguar trashëgimin kulturore-historike të rajonit dhe të qytetit Etropole. Banorët e parë të Etropoles kanë qenë trakët. Ata janë vendosur këtu gjatë shekujve VII-VI para Krishtit. Ka disa hipoteza për prejardhjen e emrit të qytetit. Njëra është, se vjen nga emërimi trak “etropara”, që do të thotë lumë të shpejtë. Supozimi tjetër lidhet me fjalën e vjetër bullgare “ëntropole” ose fushë e brendshme, e mbyllur. Etropole është vendosur në rrugë të vjetra kryesore, që kanë lidhur Bullgarinë Veriore dhe lumin Danub me Trakinë dhe Maqedoninë. Ky fakt ka kushtëzuar mirëqenien ekonomike të qytetit në të kaluarën. Me sende të ndryshme të jetesës dhe stoli kemi treguar në sallën “Arkeologji” jetën e trakëve në trojet tona. Gjatë Mbretërisë së Parë dhe të Dytë Bullgare Etropole ka qene njëra prej qendrave kryesore që furnizonte shtetin bullgar me hekur, bakër dhe ar. Më vonë, gjatë shekujve XV-XVII, qyteti bëhet qendër e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimit të metaleve. Në kohën e Rilindjes këtu kanë lulëzuar 42 zanate si argjendaria, përpunimi i bakrit, prodhimi i çelësave etj. Në sallën qendrore të muzeut kemi treguar mjeshtërinë artistike të bullgares dhe ndjesinë e saj ndaj bukurisë. Ekspozita përfshin kostume autentike, karakteristike për rajonin tonë, si kostumi tipik i nuses dhe veshjes tipike qytetare të vajzave që quhej “gizia”, kostumi i përditshëm me fustan pa mëngë dhe rroba burrash. Në të kaluarën Etropole ka qenë një qendër e rëndësishme shpirtërore dhe arsimore. Në sallën e ekspozitave në katin e dytë ka vepra të Shkollës artisitike-kaligrafike të qytetit nga shekulli i XVII.”
Ndër kuriozitetet e tjerra të Etropoles është dhe shtëpia e Arnaudëve nga viti 1850, që është bërë një muze interesant. Dikur shtëpia ka qenë pronë e tregtarit vendas Nikollço Arnaudov. Në ditët tona objekti frekuentohet nga shumë turistë, që dëshirojnë të njihen me orenditë e një shtëpie tipike rilindëse në Etropole.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: museum-etropole.com dhe etropole-bulgaria.blogspot.com
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..
Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit..