Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlladimir Karparovi tregon për “Forkolor” dhe albumin e tij të ri

Foto: forkolor.com

Kuarteti i saksofonave “Forkolor” është krijuar në vitin 2009 nga Vlladimir Karparovi. Para disa javësh formacioni prezantoi në Berlin albumin e tij të parë.

“E dua shumë saksofonin për shkak të timbrit të tij të pasur, vibracioneve, mundësive që ofron si instrument” – rrëfen Vlladimiri. Njëra prej ëndrrave të tij gjithmonë ka qenë të formojë kuartet me saksofona. Arriti të realizojë pas disa vjetësh pasi ka ikur të jetojë në Gjermani. Në “Forkolor” ka tre partnerë instrumentistë gjermanë. Katharina Thomsen është e vetmja grua mes tyre, i bie saksofonit bariton. Ajo është makinë e vërtetë “groove” sipas kolegëve të saj dhe në mënyrë të mrekullueshme mban ritmin dhe tonet e ulëta në harmoni. Florian Trubsbach dhe Andre Cimiotti u bien saksofonave alt. Me saksofonin tenor interpreton lideri i grupit. Kuarteti ka pasur shumë aktivitete në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit. Në atë kohë në Gjermani dhe në mbarë Evropën ishte shënuar 200 vjetori i lindjes së Adolph Sax. Mjeshtër i veglave muzikore, belgu ka shpikur saksofonin. Prandaj 6 nëntori – ditëlindja e tij, shënohet si Dita Ndërkombëtare e këtij instrumenti.

“Në ditët e këtyre festimeve sikur njerëzit kujtuan çfarë mundësi ka jo vetën saksofoni, por edhe formacionet si jona. Unë vet përpara qe të shkoj në Gjermani kisha dëgjuar vetëm për kuartet me saksofona. Kuartetin e kam themeluar në lidhje me disa koncerte në Bullgari, për të cilat mora ftesë. Gëzohem, se arrita t’i bashkojë këta instrumentistë dhe kompozitorë të mrekullueshëm. Diskun që prezantojmë përfshin pjesa tona të autorit. E prezantuam në një klub të njohur të muzikës xhaz në Berlin. Rastësisht në atë kohe në qytet ishte dhe Nigel Hitchcock – një saksofonist i mrekullueshëm, që ka marrë pjesë në kuartetin legjendar të saksofonave “Itchy Fingers”. Ai në mënyrë spontane u përfshi në pjesën e dytë të programit tonë. Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm – pesë saksofona në skenë tingëllojnë jashtëzakonisht bukur. Tashmë morëm recensione shumë të mira prej muzikantëve të autoritetshëm. E gjithë kjo na motivon të krijojmë edhe më shumë. Kemi në plan të incizojmë edhe një album tjetër me kompozime tona. Dua të përfshijë në të dhe kolegë të tjerë.”

Në Gjermani Vlladimir Karparovi punon me akoma disa formacione të tjera. “Me kuartetin Vlladimir Karparov, me të cilin interpretojmë xhaz, bëra incizime për një album të ri. Ka akoma punë për përgatitjen e tij, por shpresoj se në pranverë do të mund ta prezantojmë. Në të gjithashtu ka muzikantë të ftuar nga Bullgaria – përsëri Nedjallko Nedjallkov dhe fizarmonicisti Petër Rallçev. Marr pjesë në një trio xhaz, me të cilën para pak kohe u prezantuam në Festivalin e xhazit në Gjotingen. Vazhdoj të punoj edhe me formacionin “For Free Hands”. Ndërsa në teatrin “Berliner Ensemble” interpretoj në një spektakël, regjisore e të cilit është e njohura Katharina Thalbach. Bile kam edhe rol në skenë. Duke u njohur me historinë e teatrit, vura re, se para shumë vitesh për po këtë teatër ka shkruar muzikë kompozitori ynë i madh Panço Valladigerov dhe kjo më solli kënaqësi të madhe.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasko Krëpkata feston ditëlindjen!

Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..

botuar më 24-06-06 6.20.PD

"Shpirti im" - një zbulim i ri nga Bellosllava

Bellosllava mirëpret verën me disa ngjarje - një këngë të re, një turne veror dhe një pllakë të re të gramafonit. Në këngën e titulluar “Shpirti im”, këngëtarja flet për rrugëtimin e dashurisë. “Teksti i këngës "Shpirti im" ka të bëjë me..

botuar më 24-06-05 6.55.PD

"Dashuria si një qiell"

Pak pas prezantimit të baladës së tij të bukur “Po vrapojmë” ,  Miro ka një tjetër këngë të re, kësaj radhe me një tingull të lehtë të stilit karakteristik për vitet 80 dhe 90 të shekullit të njëzetë. Për krijimin e "Dashuria si një qiell"..

botuar më 24-06-04 8.25.PD