Vanja Vellkova ka lindur në Plovdiv, një prej qyteteve më të bukura bullgare. Ajo tashmë 20 vjet banon në Gjermani. Në fillim në Hamburg, ku bashkë me prindërit dhe homologët themeloi shkollën bullgare. Më shumë se 10 vjet ajo ka qenë drejtoreshë e saj dhe i mësonte bullgarët e vegjël për të mësuar gjuhën e tyre. Ajo është një prej themeluesve të Asociacionit të Shkollave Bullgare përtej kufirit. Pas kësaj karriera e saj vazhdoi në Berlin, ku u jep mësime studentëve gjermanë në gjuhën bullgare dhe krahas kësaj është korrespondente për Gjermaninë në gazetën “Bullgaria Tani” në Çikago. Dita e saj e tensionuar nuk e ndërpret lidhjen me Plovdin.
Për Krishtlindjet Vanja u dhuroi bashkëqytetarëve të saj çaste të mrekullueshme me ekspozitën “Të zbukuruar me traditat dhe bukurinë” në Muzeun Historik të Qytetit. Në të ajo paraqet koleksionin e saj personal prej kostumesh kombëtare dhe stolish nga Bullgaria. Në ekspozitë janë paraqitur 20 kostume kombëtare nga krahina të ndryshme folklorike, dantella dhe qëndisje të vjetra dhe të reja, si dhe sende autentike prej jetës së përditshme të bullgarëve gjatë shekullit të XIX-të dhe gjatë shekullit të XX-të.
“Unë jam rritur në fshat te gjyshet e mia. Gjuha fshatare dhe traditat janë shumë afër meje – thotë Vanja. – Kostumin tim të parë kombëtar e mora nga gjyshja, kur isha nxënëse në gjimnaz. Interesi im u forcua disa vjet më vonë, kur në një ekskursion në qytetin Trjavna (Bullgari Qendrore) nga vitrina e një dyqani buzëqeshte një kostum kombëtar i Trjavnës. E bleva menjëherë. Kështu lindi pasioni im. Shumica e kostumeve kombëtare, të cilat janë në koleksionin tim, janë trashëgimi nga fisi im, disa të tjera janë dhuruar nga njerëzit e moshuar, të cilët hapnin me dëshirë të madhe “sëndukun e gjyshes”, kurse një pjesë të vogël prej tyre e kam blerë unë.”
Në hapjen e ekspozitës Vanja gjithashtu ishte në kostum kombëtar, nga rrethi i Debërit të Maqedonisë. Siç ajo thekson, kostumi është i ri, shumë atraktiv, por nuk mban magjepsjen e atyre të vjetra, të punuara krejtësisht me dorë, si ato në ekspozitë. Për eksponatet e saj më të vlershme Vanja thotë: “Kostumet kombëtare janë nga krahina të ndryshme etnografike. E njoh mirë historinë e tyre: cilës gruas kanë qenë ato, kur ka jetuar ajo dhe çfarë njeriu ka qenë. Çdo një kostum është unikal vetvetiu, por do t’ju tregoj për kostumet e mia të dashura kombëtare. I pari është nga fshati Kozanovo i rrethit të Asenovgradit. Ai është dasmor dhe është i gjyshes sime. Këmisha është prej një pëlhure të bardhë, veshja e sipërme, me emrin allaxha, është prej leshi me shirita të kuqë. Në kryqin e përparëses ka një shami pambuku me vijë të kuqe. Kostumi i gjyshes sime është me një dantellë shumë të pasur. Ajo e ka veshur këtë rrobë vetëm në festa të mëdha. Kostumi i dytë, që desha të theksoj, është femëror nga fshati Banja, afër qytetit Hisar. Ky është zbulimi im më i hershëm. Ai është i gjyshes Mita, e cila ka lindur në vitin 1860. Stofi i kostumit është prej pambuku, është zbukuruar me unaza, kurse në fund këmisha mbaron me një pe, diçka tipike për kamishat dhe dantellat në këtë krahinë. Shamia për kokën është një prej zbukurimeve më të mëdha të kostumit kombëtar. Është bërë prej pambuku të kaltër dhe në skajin e stofit ka një dantellë shumë delikate. Në të kaluarën rrobaqepësit më të mirë e kanë qëndisur, duke përdorur fije kali. Këtë kostum e mora nga mbesa e gjyshes Mita, e cila sot është një grua e moshuar. Ajo ishte e pranishme në hapjen e ekspozitës dhe ishte shumë e lumtur se e pa prapa qelqit të vitrinës kostumin e gjyshes së saj.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë nga arkivi personal i Vanja Vellkovës
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..