E lodhur nga tranzicioni i gjatë drejt demokracisë, sot Bullgaria gjithnjë e më shumë ka nevojë për personalitete të dalluara të cilat ta ndriçojnë rrugën drejt së mirës. Gjimnasti Jordan Jovçev është njeri-epokë në sportin bullgar, i cili ia ktheu Bullgarisë vendin e merituar në elitën botërore të sportit. Jordan Jovçev pohon se këtë e ka pasur mision. “Gjimnastika as fillon, as mbaron me mua” – tha kampioni i shumëfishtë evropian e botëror dhe kampion olimpik.
Jordan Jovçev është i vetmi sportist bullgar i cili ka marrë pjesë në gjashtë olimpiada. Pas Lojërave Olimpike në Atlantë gjatë 1996-ës Jordan Jovçev është mbetur disa vite në SHBA, por ka vazhduar të përfaqësonte Bullgarinë në garat e ndryshme. Kjo ka qenë një periudhë shumë e fortë për sportistin bullgar. Dy herë është bërë kampion i botës në ushtrimet në tokë dhe në unaza – në Gent (2001) dhe në Anahajm të SHBA-së (2003). Pjesëmarrja e fundit e Jordan Jovçevit në Olimpiadë është gjatë 2012-ës në Londër, kur ai ishte në moshën 39 vjeçare. Ja se çfarë mban mend gjimnasti bullgar:
“Çdo Olimpiadë ku kam marrë pjesë është e veçantë, e ndryshme dhe e përmirësuar. Lojërat Olimpike në Londër ishin shumë të vështira për mua, sepse përgatitja nuk shkonte ashtu siç desha unë. Pata një sërë lëndimesh dhe sfidash. Finalja ishte tejkalim i forcave të mia. Përkrahja e njerëzve në sallë ishte shumë e rëndësishme për mua dhe kënaqësi e madhe.”
Cila është medalja më e rëndësishme?
“Viti 2001 kur për herë të parë u bëra kampion botëror në Gent të Belgjikës. Për mua kjo ishte fitore e madhe. Deri atë moment nuk kisha arritje aq të mëdha. Askush nuk pritej prej meje që do të bëhesha kampion i gjimnastikës botërore në tokë dhe një orë pas kësaj – kampion botëror në unaza.”
Cilat janë momentet e vështira në karrierën e suksesshme sportive?
“Gjithmonë ka vështirësi – thotë Jordan Jovçev. – Me rëndësi është sa e do fitoren dhe a je këmbëngulës në realizimin e ideve që ke. Nënkuptohet se duhet të jesh me fat të bardhë. Momentet e vështira janë kryesisht ato lidhur me lëndimet. Mos harrojmë se sportistët bullgarë nuk trajnojnë në kushte të përshtatshme, por megjithatë arrijmë rezultate të mëdha. Me rëndësi është që ta gjesh trajnerin e mirë të cilit t’i besosh. Pra, rreth vetes të kesh një ekip i cili beson në ëndrrat e tuaja.”
Megjithëse Jordan Jovçev është me famë botërore në fushën e sportit, ai është njeri i thjeshtë. Publiku kënaqet në të vërtetë me të. “Më mirë të jesh njeri normal, ndryshe po të biesh nga lartë, do të të dhembë edhe më shumë”, thotë gjimnasti bullgar.
“Besoj se po të duash të fotosh gjë, së pari ti duhet të bësh të mirë pa pritur falënderime – thekson Jordan Jovçev. – Duhet ta shohësh jetën me pozitivizëm dhe jo me qasje negative, ndryshe e dëmton si trupin, ashtu dhe shpirtin.”
Në vitin 2013 me benefis grandioz Jordan Jovçev mbylli karrierën e tij sportive. Disa vite ishte kryetar i Federatës Bullgare të Gjimnastikës. Sot vazhdon ta ndihmojë atë. Pasi Bullgaria ishte mikpritëse e Kampionatit Botëror më 2014, tani vendi përgatitet për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet së bashku me akrobatikën dhe gjimnastikën nga 4 deri më 10 maj 2015 në Varna.
“Besoj se do të ketë shumë pjesëmarrës dhe salla do të jetë plot e përplot, për të përshëndetur sportistët bullgarë dhe ata të huaj. Do të jetë një format i paparë. Akrobatika ka tradita në Bullgari. Presim suksese dhe në gjimnastikën artistike, sepse mendoj se kemi potencial të madh”, vë në dukje Jordan Jovçev.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..