Pas mbledhjes së të premtes që zgjati 17 orë Parlamenti Bullgar miratoi përfundimisht buxhetin kombëtar të 2015-ës.
Në Bullgari mendohet se ky është ligji më i rëndësishëm i vitit, sepse nga shpërndarja e mjeteve varen shëndetësia, drejtësia, siguria, arsimi, ekonomia, çështjet sociale dhe rreth 1 të katërtën e popullsisë që merr direkt para nga buxheti shtetëror.
“Nuk pretendoj se ky është buxhet i mirë, ky është buxheti më i miri i mundshëm”, u shpreh Ministri i Financave, Vlladisllav Goranov, duke sqaruar se qëllimi kryesor është stabiliteti dhe siguria, të cilët mungonin dy vite të tëra, pasi vendi ishte përfshirë nga trazira politike e sociale.
Stabiliteti dhe siguria janë nocione të cilat janë të kundërta në kuptimin e “reformave”. Në fakt, reforma janë njëra nga gjërat e para që premtoi qeveria e koalicionit e Bojko Borisovit. Por ky synim i qeverisë nuk pasqyrohet financiarisht në buxhet. Ekspertët sqarojnë se në vend të parë do të miratohen ndryshimet dhe më pas do të kërkohet financimi i reformave. Kjo qasje duket e arsyetueshme dhe ishte vlerësuar nga agjencia e normimit “Fitch”, e cila në ditën e miratimit të buxhetit rikonfirmoi normën e mirë të Bullgarisë – BBB me perspektivë të qëndrueshme.
E vetmja masë radikale është shkurtimi i shpenzimeve për pagat e administratës publike me 10 për qind. Efikasiteti i kësaj mase vihet në dyshim nga shumica e mbikëqyrësve, bile nga disa ministra në qeveri.
Në buxhetin e 2015-ës u parashikua që deficiti prej 3.7 për qindësh i palejueshëm nga Brukseli të pakësohet deri në 3 për qind të PBB-ës. Janë të planifikuara të ardhura shtetërore deri në 39.8 për qind nga PBB-ja. Qeveria do të marrë borxh të ri në vlerë 4.2 mlrd euro dhe borxhi publik do të arrijë deri në 30 për qind nga PBB-ja që është gjë normale. Shqetësuese është se parashikohet që rritja e ekonomisë të bjerë nga 1.6 për qind sivjet deri në 0.8 për qind vitin tjetër. Pra, do të kemi nevojë për rritje të dyfishtë për t’u afruar ekonomikisht vendeve të tjera të BE-së. Mirëpo, biznesi pret shifra më të mira, po ashtu dhe Ministri i Ekonomisë Bozhidar Llukarski u shpreh pozitivisht për rritjen e ekonomisë. Po ashtu parashikohet se vitin tjetër deflacioni i regjistruar gjatë 2014-ës, i cili e vret biznesin, më së fundi do të zëvendësohet me inflacionin e shëndoshë prej rreth 1 për qind.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por..
Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve..