Dihet se ne, bullgarët jemi një popull i talentuar. Sukseset e bullgarëve në botë shpeshherë e bëjnë shtetin tonë të njohur. Ndjekim shfaqjet e artistëve, por zakonisht nuk flitet për një figurë të rëndësishme, pa të cilën sukseset e të rinjve nuk janë të mundshme. Bëhet fjalë për figurën e pedagogut. Një nga këta njerëz të përkushtuar në punë është Daniela Andonova. Studentët e saj në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vladigerov” janë laureatë të shumë konkurseve bullgare dhe ndërkombëtare.
Në pjesën e dytë të koncertit bashkë me Daniela Andonivën interpretuan kolegët e saj nga trioja “Belini” – Ivan Krëstev (violinë) dhe Hristo Ivanov (violonçel). Ata interpretojnë së bashku tashmë tre vjet. Sipas pianistes imazhin e muzikantit të mirë e formojnë interpretimet solo dhe interpretimet e dhomës.
Shfaqja tjetër e Daniela Andonovës e dhjetorit ishte në sallën BIAD. Atje ajo prezantoi vepra të kompozitorëve sllavë dhe shënoi përvjetorin e 175 të lindjes së kompozitorit Modest Musorgski. Vetë ajo pohon se lidhjet me rrënjët e saj janë të forta, por në të njëjtën kohë ka edhe një ndjenje të posaçme për universalitetin e muzikës.
“Në biografinë time artistike kam bërë portrete të shumë kompozitorëve. Një prej tyre është Rodion Shçedrin. Gjatë 20 vjetëve të fundit ai nuk jeton në Rusi, por në Evropën Perëndimore – në fillim në Spanjë e pastaj – në Gjermani. Ai është ndër emrat më të mëdhenj të shkollës bashkëkohore të kompozitorëve, por krijimtaria e tij për piano ishte i panjohur për publikun Bullgar. Kur interpretoj gjithmonë përpiqem ta zgjedh repertorin tim, kështu që ai të përfshijë stile të ndryshme.“
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...
Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke filluar nga qyteti Ruse, në të cilin do të prezantojnë albumin e ri "Pikëpyetjetë mahnitshme". Ai..
Shumë energji rinore rrjedh nga kënga "Fenomen" e Niki R:ce. Ky është emri artistik i këngëtares Nikoll Rizova, e cila ishte pjesë e grupit të fëmijëve “Bon-Bon” . Pranë saj si në muzikë ashtu edhe në jetë është Cvetan Marinov, të cilin e njohim..