Dihet se ne, bullgarët jemi një popull i talentuar. Sukseset e bullgarëve në botë shpeshherë e bëjnë shtetin tonë të njohur. Ndjekim shfaqjet e artistëve, por zakonisht nuk flitet për një figurë të rëndësishme, pa të cilën sukseset e të rinjve nuk janë të mundshme. Bëhet fjalë për figurën e pedagogut. Një nga këta njerëz të përkushtuar në punë është Daniela Andonova. Studentët e saj në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vladigerov” janë laureatë të shumë konkurseve bullgare dhe ndërkombëtare.
Në pjesën e dytë të koncertit bashkë me Daniela Andonivën interpretuan kolegët e saj nga trioja “Belini” – Ivan Krëstev (violinë) dhe Hristo Ivanov (violonçel). Ata interpretojnë së bashku tashmë tre vjet. Sipas pianistes imazhin e muzikantit të mirë e formojnë interpretimet solo dhe interpretimet e dhomës.
Shfaqja tjetër e Daniela Andonovës e dhjetorit ishte në sallën BIAD. Atje ajo prezantoi vepra të kompozitorëve sllavë dhe shënoi përvjetorin e 175 të lindjes së kompozitorit Modest Musorgski. Vetë ajo pohon se lidhjet me rrënjët e saj janë të forta, por në të njëjtën kohë ka edhe një ndjenje të posaçme për universalitetin e muzikës.
“Në biografinë time artistike kam bërë portrete të shumë kompozitorëve. Një prej tyre është Rodion Shçedrin. Gjatë 20 vjetëve të fundit ai nuk jeton në Rusi, por në Evropën Perëndimore – në fillim në Spanjë e pastaj – në Gjermani. Ai është ndër emrat më të mëdhenj të shkollës bashkëkohore të kompozitorëve, por krijimtaria e tij për piano ishte i panjohur për publikun Bullgar. Kur interpretoj gjithmonë përpiqem ta zgjedh repertorin tim, kështu që ai të përfshijë stile të ndryshme.“
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..
Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..
Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..