Formimi i një duo me vegla të njëjta shpeshherë është një detyrë e rënde dhe ambicioze. Në interpretimet solo konkurrenca është e dobishme, por për një ansambël në shumicën e rasteve ajo ka rezultate negative. Ndër muzikantët e lumtur, të cilët gëzojnë bashkëpunim të mirë, është duoja për piano Desislava Shtereva – Evgenia Simeonova. Gjatë pranverës së vitit 2014 dy muzikantet zbatuan projektin e tyre të ri – incizim integral të 21 valleve hungareze për katër duar të kompozitorit Johanes Brams. Shkaku është përvjetori i 180 i lindjes së kompozitorit – aq më shumë se deri tani në Bullgari tërë cikli i pjesëve nuk ishte incizuar. “Vallet janë shumë intensive nga pikëpamja e virtuozitetit dhe janë shumë interesante për një ansambël si yni – na befasua kjo se pjesët e panjohura për publikun e gjerë prej këtij cikli nuk janë më pak të mira sesa janë pjesët e njohura. Përkundrazi – u bë e qartë se ato janë kryevepra të vërteta për piano.”
Duoja ka një përvojë të madhe në prezantimin e veprave të reja, jo të incizuara në Bullgari. Shumë vite me radhë ajo është një nga ansamblet, të cilat bënin prezantimet e debutimit të veprave të kompozitorit bullgar Aleksandër Josifov. Cilat janë qëllimet krijuese të duos?
A ekziston një formulë për bashkëpunimin e suksesshëm të një çifti?
“Në se partnerët e një ansambli nuk e kanë gjuhën e përbashkët, atëherë interpretimi i tyre do të ishte shumë i vështirë – pohon Desislava Shtereva. – Sekreti i madh i një ansambli për dhomë është se ai gjithmonë duhet të zhvillohet. Atëherë njeriu rritet shumë nga pikëpamja profesionale. Gjërat ndryshohen shumë kur njeriu interpreton me kolegë të ndryshëm dhe kur shkel mbi një bazë të qëndrueshme dhe pak nga pak e zhvillon këtë bazë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..