Më 6 janar bota e krishtere kremton festën e lashtë Epifania –Pagëzimin e Jezu Krishtit. Sipas legjendës në këtë ditë Jezu Krishti u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Joan Pagëzori. Në traditën bullgare festa quhet Ujët e Bekuar apo Pagëzimi në Ujët e Bekuar. Të krishterët e presin këtë ditë me padurim sepse atëherë përfundojnë ditët e pagëzuara – periudha nga Krishtlindjet deri në Epifani.
Në shumë rajone akoma në ditën e mëparshme fillojnë ritet për shëndet – për njerëzit dhe për bagëtinë. Një rrit i tillë nga fillimi i shekullit të XX është përshkruar nga etnografi i njohur bullgar Dimitër Marinov. Në mëngjesin e 5 janarit vajzat e fshatit zgjedhin “nusen” dhe “dhëndrin” e festës. “Nusja” vishet me rroba të përshtatshme, me një vello të kuqe, “dhëndri” vishet me rroba mashkullore. Kështu vajzat shkojnë nëpër fshat dhe këndojnë kënga rituale. Më të voglat mbajnë qese apo shporta, në të cilat mbledhin dhuratat e mikpritësve. Një nga vajzat mban në dorë enë me ujë dhe një tufë borziloku. Ky ujë e ka fuqinë ta dëbojë të keqen. Me të vajza i stërpik njerëzit, kafshët, shtëpitë.
Sipas ritit jashtë shtëpisë lahen burrat të cilët janë martuar ose janë fejuar gjatë këtij dimri, si dhe foshnjat djem. Ja nga vjen “uji i bekuar i burrave”. Në këtë festë ditën e emrit e kanë Jordan, Jordanka, Bozhidar, Bozhan, Dana etj.
Më 7 janar kremtojmë Ditën e Shën Joan Pagëzorit. Në kalendarin popullor kjo është festa e të gjithëve që mbajnë emrat Ivan dhe Ivanka. Është gjithashtu festa e kumbarëve, vëllezërve dhe në kuptim më të gjerë – e miqësisë. Zakonisht në këtë ditë çiftet e martuara kohët e fundit vizitojnë kumbarët e tyre. Nuset dhe të fejuarat marrin pjesë në larje rituale. Për këtë arsye festën e quajnë “uji i bekuar i grave”. Dikur nëpër fshatrat kanë shkuar djem, të cilët kanë larë të gjithët që e mbajnë emrin Ivan. Ata e kishin të drejtën të lajnin edhe njerëzit e pasur me këtë emër – bejlerë dhe pashallarë, bile kundër vullnetit të tyre. Ankesa kundër tyre nuk u pranuan në gjyq.
Në ditët Epifania dhe Mbledhja e Joan Pagëzorit fillon dërgimi i shkuesve dhe martesat janë të lejuara deri në fillimin e Kreshmëve të Pashkëve.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Anna Kapitanova
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..