Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Epifania dhe Dita e Shën Joan Pagëzorit – uji i bekuar i burrave dhe uji i bekuar i grave

БНР Новини
Në Festën e Ujit të Bekuar kudo në Bullgari burrat dhe djemtë hidhen në ujërat e ftohta për të nxjerrë kryqin. Besohet se ai i cili e nxjerrë kryqin do të jetë me shëndet të mirë dhe fat të bardhë gjatë gjithë vitit.
Foto: Bulfoto

Më 6 janar bota e krishtere kremton festën e lashtë Epifania –Pagëzimin e Jezu Krishtit. Sipas legjendës në këtë ditë Jezu Krishti u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Joan Pagëzori. Në traditën bullgare festa quhet Ujët e Bekuar apo Pagëzimi në Ujët e Bekuar. Të krishterët e presin këtë ditë me padurim sepse atëherë përfundojnë ditët e pagëzuara – periudha nga Krishtlindjet deri në Epifani.

Në shumë rajone akoma në ditën e mëparshme fillojnë ritet për shëndet – për njerëzit dhe për bagëtinë. Një rrit i tillë nga fillimi i shekullit të XX është përshkruar nga etnografi i njohur bullgar Dimitër Marinov. Në mëngjesin e 5 janarit vajzat e fshatit zgjedhin “nusen” dhe “dhëndrin” e festës. “Nusja” vishet me rroba të përshtatshme, me një vello të kuqe, “dhëndri” vishet me rroba mashkullore. Kështu vajzat shkojnë nëpër fshat dhe këndojnë kënga rituale. Më të voglat mbajnë qese apo shporta, në të cilat mbledhin dhuratat e mikpritësve. Një nga vajzat mban në dorë enë me ujë dhe një tufë borziloku. Ky ujë e ka fuqinë ta dëbojë të keqen. Me të vajza i stërpik njerëzit, kafshët, shtëpitë.

Në Festën e Ujit të Bekuar në sofrën shtrohen gjellë pa mish – bukë meli, pite me misër, sërma, grurë i zier, fasule, arë dhe verë. Me këtë festë mbyllen festat e fundvitit. Sipas përfytyrimeve popullore natën në prag të Epifanisë qielli hapet. Dhe po të shihet ky moment, mendohen dëshira. Në folklorin bullgar ka shumë tregime humoristike lidhur me këtë moment magjik. P.sh., një burrë pasi ka parë hapjen e qiellit, ia ka kërkuar Zotit një shinik plot monedha prej ari, por në vend të shinikut, burri ka thënë “O, Zot më jep një kokë shinik” dhe Zoti ia ka bërë kokën në formën e shinikut.

Në Festën e Ujit të Bekuar kudo në Bullgari burrat dhe djemtë hidhen në ujërat e ftohta për të nxjerrë kryqin. Ky i fundit duhet t’i kthehet peshkopit, i cili ka bekuar të gjithë guximtarët. Besohet se ai i cili e nxjerrë kryqin do të jetë me shëndet të mirë dhe fat të bardhë gjatë gjithë vitit. Në këtë ditë merret ujë i bekuar nga kisha dhe çohet në shtëpi. Pastaj uji i ri përzihet me ujin e Epifanisë së kaluar dhe gatuhen tri bukë rituale. Njëra caktohet për shtëpinë, tjetra për mysafirët dhe e treta lihet para derës së shtëpisë për kalimtarët.

Sipas ritit jashtë shtëpisë lahen burrat të cilët janë martuar ose janë fejuar gjatë këtij dimri, si dhe foshnjat djem. Ja nga vjen “uji i bekuar i burrave”. Në këtë festë ditën e emrit e kanë Jordan, Jordanka, Bozhidar, Bozhan, Dana etj.






Më 7 janar kremtojmë Ditën e Shën Joan Pagëzorit. Në kalendarin popullor kjo është festa e të gjithëve që mbajnë emrat Ivan dhe Ivanka. Është gjithashtu festa e kumbarëve, vëllezërve dhe në kuptim më të gjerë – e miqësisë. Zakonisht në këtë ditë çiftet e martuara kohët e fundit vizitojnë kumbarët e tyre. Nuset dhe të fejuarat marrin pjesë në larje rituale. Për këtë arsye festën e quajnë “uji i bekuar i grave”. Dikur nëpër fshatrat kanë shkuar djem, të cilët kanë larë të gjithët që e mbajnë emrin Ivan. Ata e kishin të drejtën të lajnin edhe njerëzit e pasur me këtë emër – bejlerë dhe pashallarë, bile kundër vullnetit të tyre. Ankesa kundër tyre nuk u pranuan në gjyq.

Në ditët Epifania dhe Mbledhja e Joan Pagëzorit fillon dërgimi i shkuesve dhe martesat janë të lejuara deri në fillimin e Kreshmëve të Pashkëve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD