Kur bëhet fjalë për turizmin dimëror në Bullgari përmenden pushimoret e mëdha Bankso, Pamporovo dhe Borovec, të cilat janë destinacione ndërkombëtare të skijimit. Por ka dhe një mundësi tjetër, më e lirë për të kaluar pushimet dimërore në vend. P.sh., vendbanimi Jundola, e cila ofron kushte të mira për sportet e dimrit, dhe po ashtu qetësi larg turmave të zhurmshme turistike.
Në kulmin e sezonit dimëror është e vështirë të gjesh vende të lira në pushimoret e skijimit, sidomos gjatë fundjavës. Për festat e fundvitit bazat e vendosjes së turistëve janë plot e përlot. Prandaj turistët bëjnë rezervime një muaj përpara, thotë kryetari i fshatit Jundola, z. Mehmed Mestan. Ky vendbanim i shtrirë në malet Rodope preferohet nga skitarët, të cilët adhurojnë bukurinë e vendeve të virgjëra. Në Jundola ka disa piste të skijimit, janë të vogla por të pajisura mirë si ato të qendrave të mëdha dimërore. Këtu turistët ushtrojnë sportin e skive, të snouboardit dhe fëmijët rrëshqasin me sajë. E mirë është se nuk pritet shumë radha për teleferikun e skive dhe çmimet janë të favorshme. Turistët vendosen në hotele familjare dhe shtëpi për mysafirë, ku ofrohen gjellë tradicionale bullgare. Banorët e fshatit Jundola janë mjeshtër në prodhimin e mjaltit dhe reçelit. Këtu mund të blesh djathë, kaçkavall dhe produkte të tjera ekologjikisht të pastra. Në rajon vendosen turistët të cilët kënaqen me natyrën e egër dhe bëjnë shëtitje të palodhshme në gjirin e malit. Në afërsi të vendbanimit shihet mali Rila ku gjenden rezervatet natyrore “Rogaçica” dhe “Valiavicite”. 16 kilometra larg ndodhet qyteti Velingrad, i njohur si kryeqyteti i Ballkanit për turizmin SPA.
Çfarë duhet të dimë për Jundolën dhe vendet përreth?
“Fshati gjendet në mes të dy maleve – Rodopet dhe Rila, vë në dukje z. Mestan. – Këtu shpërndahet era e Trakisë Perëndimore, klimën e kemi të butë. Në Jundola vijnë jo vetëm bullgarët, por dhe turistët nga Hungaria, Rusia, Anglia e vendet e tjera. Vijnë këtu për shkak të natyrës së bukur dhe ajrit të pastër, dhe sepse duan të gjejnë qetësinë e cila mungon në të përditshmërinë tonë. Në Jundola kemi katër pista skijimi. Në afërsi gjendet kompleksi Kurtovo ku teleferiku i skive është i mirë. Në vendbanimin Starina ka bazë kalërimi, lokal për çaj dhe dhoma për pajisjet e skijimit. Kënaqësia më e madhe është ta gjesh veten tënde në mes të malit të bukur dhe ta ndiesh gjithçka që e ke pranë. Natyra e bukur dhe mikpritja janë pasuria më e madhe e fshatit Jundola.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..