Bashkitë Gabrovo, Trjavna dhe Sevlievo u bashkuan rreth projektit për zhvillimin e turizmit kulturor. U krijuan itinerare të cilat zbulojnë jo vetëm pasuritë natyrore të Malit Ballkan Qendror, por dhe arkitekturën, zakonet dhe të përditshmërinë gjatë Rilindjes Bullgare (sh. XVIII-XIX). Në atë kohë rajoni ka qenë një qendër e prosperitetit kulturor e bujqësor e Ballkanit. “Le të shihemi në qendër” është mesazhi që e përcjellin mikpritësit tek ata të cilët duan të zhyten në atmosferën kulturore të rajonit.
Tri bashkitë janë ndër zonat më të mira turistike në Bullgari dhe gëzojnë një numër të madh turistësh gjatë fundjavave. Është lehtë të zhytesh në atmosferën rilindëse të qyteteve, kur ata i kanë ruajtur çarshitë e vjetra, punishtet, pijetoret me gjellë tradicionale dhe festimet folklorike. “Ky është një destinacion i mirë. Te ne njerëzit harrojnë trafikun dhe kaosin e qytetit të madh, këpucët e papërshtatshme, bëjnë shëtitje në mal dhe vendosen në shtëpitë për mysafirë – thotë znj, Jonka Agallova nga bashkia e Gabrovos. – Kjo është njëra nga qendrat kryesore të Rilindjes Bullgare. Në këto bashki janë ruajtura shumë monumente të cilat dëshmojnë për atë periudhë. Këtu mund të shihen shtëpi të cilat datojnë nga shekujt XVIII-XIX, urat e vjetra, kullat e sahatit, shkolla e parë laike në Bullgari “Vasill Aprillov” (viti 1835) e shumë të tjera. Në rajon shpërndahet atmosfera rilindëse. Kjo e fundit mund të shihet në çarshinë e Kompleksit Arkitektural-Etnografik “Etëra” ose duke kaluar urën e qytetit Trjavna. Ai është i njohur me shkollat më të vjetra të ikonografisë, arkitekturës dhe gdhendjes së drurit. Për qytetin Gabrovo dihet se është kryeqyteti i satirës, derisa Sevlievo – kryeqyteti i kungullit. Aty u rinovua kalaja mesjetare “Hotaliç”, ku u gjetën banime dhe kisha të vjetra. Aty gjendet po ashtu rezervati arkitektural-historik “Bozhenci” ku ka shtëpi në moshën 200 vjeçare. Një pjesë prej tyre janë kthyer në pikë kulturore, derisa tjetra – në hotele të këndshme. Në tri bashkitë mbahen një sërë festivalesh folklorike dhe respektohet tradita e paraardhësve tanë.”
Atraksioni i fundit është Muzeu virtual i industrisë në bashkinë e Gabrovos, i njohur gjatë periudhës së Rilindjes si Mançesteri në Bullgari. Tri bashkitë kanë ambicie të tërheqin më shumë turistë dhe t’i njohin ata si me historinë e rajonit, ashtu dhe me natyrën e bukur. Disa itinerare çojnë në gjirin e natyrës. Atraksioni tjetër është turizmi rural, i cili popullarizohet gjithnjë e më shumë. Pronarët e shtëpive për mysafirë ofrojnë kalarim, mjelje të lopës, grumbullim të kërpudhave dhe gatim të reçelit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..