Viti është 1967, kur duke folur për kulturën në Bullgari, përdoreshin disa terma specifikë, si për shembull “front kulturor”. Atëherë u zhvillua Kongresi i parë i kulturës bullgare, kurse ideologjia kërkonte krijimin e veprave të detyrueshme në letërsi dhe në të gjitha artet e tjera. Mirëpo gjatë viteve 60 për herë të parë në Bullgari, edhe pse në një hapësirë monopole dhe ideologjike, koha moderne filloi të fitojë fansa. Në vitin 1967 u botuan disa vepra si për shembull esetë “Maja” të Konstantin Konstantinovit, mbledhja e poezive e Atanas Dallçevit “Fragmenete”, përmbledhja e tregimeve e Nikollaj Hajtovit “Tregimet e Egra”, të cilat mund të quhen një arritje e vërtetë. Për këtë vepër të Hajtovit kritikët e asaj kohe shkruan se ato pasqyrojnë “forcën e madhe bullgare”, “pastërtinë e thellë, të brendshme”.
Nikollaj Hajtov sikur u bë i njohur në rrethet letrare rastësisht. Ai është inxhinier për nga profesioni. I përjashtuar nga puna dhe nga radhët e partisë, i dënuar me burgim tetëvjeçar, dënim ky që u anulua pas dy vitesh, ai duhej të nxirrte bukën e gojës për familjen. Kështu filloi të shkruante ese dhe reportazhe, pas kësaj doli tregimi i tij i parë, i dytë, i tretë... Mirëpo ideja për librin e tij më të mirë lindte disa vite me radhë. Ai u duk në faqet e ditarëve të tij që në vitin 1960: “Bëra një plan prodhimi... “Legjendat e Rodopeve”. Këto duhet të jenë tregime si “Legjendat e malit Stara Pllanina” të Jovkovit (klasiku i letërsisë bullgare), edhe pse nuk janë kaq të bukura. Legjendat ende nuk i kam menduar shumë mirë dhe duhet të ketë diçka legjendare – qoftë dashuria, qoftë fuqia e Stara Pllanina, qoftë ndonjë akt heroik në emër të fëmijëve.”
Si më saktë ka punuar shkrimtari, që të krijojë këtë kryevepër të tij?
Ju ofrojmë tregimin e vetë atij, që është ruajtur në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare: “Mënyra ime e punës është e tillë: Duke udhëtuar, unë bisedoj për ngjarje më të ndryshme, që ndodhen në vendin përkatës. Sidomos sa u përket monografive për fshatin tim të lindjes, për manastirin, për Smoljanin. Këto janë ngjarje, të cilat i shënoj në defterin tim. Pas kësaj këto shënime mbeten atje për një periudhë të veçantë, nuk i lexoj përsëri një, dy, tre vjet për shembull. Por ka dhe shkrime të tilla, të cilat vazhdimisht më provokojnë për t’i lexuar. Ndoshta ato disponojnë ndonjë energji të fshehtë. Dhe dalëngadalë kjo më jep një shtytje emocionale. Filloj të mendoj, t’i radhitë, të kërkojë kuptimin dhe finalin. Kështu, me kalimin e viteve tregimi formohet, kurse vetë shkrimi i tij ndodhet në kuadrin e pesë-gjashtë ditëve. Përmbledhjen e tregimeve “Tregimet e egra” në fakt e shkrova në kuadrin e pesë muajve. Por të gjitha këto tregime i kam menduar dhe i kam përjetuar para kësaj. Vetë shkrimi i tyre është një çështje teknike.
Së pari diçka duhet të më prekë brenda. Duhet të ketë ndonjë ide – diçka të bukur, e cila të më frymëzojë. Pasi formohet mirë ideja, filloj të shkruaj. Mund ta fillosh tregimin nga çdo një moment dhe ta ndërpresësh kudo që të duash. Por finali duhet të paraqesë idenë në një mënyrë artistike. Kjo është mënyra, në të cilën unë i shkruaj të gjitha veprat e mia.”
“Tregimet e egra” paraqitin “disa zakone dhe një moral, pasionet dhe marrëdhëniet midis njerëzve, që po zhduken “, shkruan kritiku letrar Jordan Vasilev. Përmbledhja e tregimeve fitoi menjëherë admirimin e publikut, kurse në vitin 1969 Hajtov u dekorua me çmimin e Dimitrovit. Mirëpo, shtatë vjet pas botimit të librit u përhap një mendim në rrethet letrare për parimet e dyshimta morale të librit. Sidoqoftë, në vitet në vazhdim këto pasione u shuan, por pak ose shumë “Tregimet e Egra” mbeten vërtetë të egra, të pazbutura. Ndoshta ky është dhe shkaku që ato të jenë shpallur një prej veprave më të mira të letërsisë bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen..
Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore..
“Pata nota të dobëta të gjuhës bullgare dhe të letërsisë. Dhe kjo, sepse kurrë nuk arrita të bëjë hyrje, ekspozitë, përfundim në një ese. Filloja, sa doja dhe përfundoja sa doja.” Këtë e rrëfeu para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin..