Të reja, emocionuese, të ndryshme dhe madje të befasishme janë programet, që do të paraqiten nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare gjatë disa muajve në vazhdim. Paraqitja e parë në skenë është pjesëmarrja në koncertin e madh festiv me rastin e përvjetorit të 80-të të medias sonë. Në sallën e madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet do të interpretohet për herë të parë një vepër e krijuar për të gjitha grupet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare.
Më shumë hollësi për koncertet e ardhshme mësojmë nga dirigjenti Antoni Donçev:
“Ne jemi pjesë e një programi më të madh, bashkë me kolegët nga formacionet e tjera të radios sonë. Kemi përgatitur gjithashtu tre tituj të posaçëm. I pari është “Birdland” i Joe Zawinul – një prej veprave më të njohura të xhazit gjatë disa dekadave të fundit. Do të interpretojmë gjithashtu dhe “Mishmashi”-in – një pjesën time, të cilën para pak kohe e paraqitëm me trion “Akustiçna Versia” (“Versioni Akustik”) dhe fitoi një popullaritet të madh. Ajo ka një orkestrim të posaçëm për big bend dhe shumë shpesh tingëllon në koncertet tona.
“Gjithçka është e mundur, në qoftë se planifikohet në mënyrë të drejtë. E mësova këtë derisa isha artist, gjë që vazhdoi deri në vitin 2011, kur mora udhëheqjen e kësaj orkestre të shkëlqyeshme – vazhdon Antoni Donçev. – Puna në formacione të ndryshme e pasuron krijuesin, kurse në Big Bend janë grumbulluar disa prej muzikantëve më të mirë modernë të xhazit në Bullgari. Prania e tyre është nder për çdo një bend profesional. Kur të bashkohet energjia e kaq shumë interpretuesve të talentuar, gjithçka në fund është e mrekullueshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNë periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..