Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Enigma e kishës në Dobrësko

БНР Новини

Dobërsko fitoi një popullaritet botëror jo vetëm me natyrën e tij të bukur, formacionin folklorik “Gjyshet e Dobërskos” dhe gjellët e shijshme shtëpiake. Fshati, i cili ndodhet jo larg Banskos, u gjend në qendër të vëmendjes shumë para se të vendoset si destinacion i turizmin fshatar në fillim të shekullit të XXI-të. Cili është shkaku për këtë? Kisha e tij prej guri me pikturat e saj murale. Ndër to ka dy afreske të jashtëzakonshme të Jisu Krishtit në... një anije kozmike.


Për kishën “Shenjtorët Teodor Tiron dhe Teodor Stratillat” dhe pikturat e saj murale është përmendur që gjatë viteve 70 të shekullit të XX-të nga eksploruesi dhe ufologu zviceran Erih fon Deniken në filmin e tij të njohur “Kujtime të së ardhmes”. Atëherë për herë të parë bota kuptoi për Krishtin e pikturuar në diçka si anije kozmike, të rrethuar me zjarr, në sfondin e stratosferës dhe hapësirës kozmike. “Shumë turistë, përfshi këtu edhe pilotët, edhe kozmonautët, vijnë këtu dhe të gjithë ata befasohen shumë, kur i shohin këto freska. Shkenca bashkëkohore nuk mund t’i shpjegojë!” – na thotë kryetari i baskisë së fshatit Nikolla Najdenov. Elemente të ngjashme kozmike hasen edhe në piktura të tjera murale nga kjo epokë. Sipas teologëve kjo është simbolikë, e cila paraqet lavdinë e Zotit. Mirëpo, nuk mendojnë kështu ufologët dhe adhuruesit e teorive për inteligjencën jashtëtokësore dhe UFO-n.


Por jo vetëm këto mbishkrime murale e dallojnë kishën në Dobërsko nga shumica e tempujve ortodoksë. Në se e shihni nga jashtë, konstruksioni prej guri i ndërtuar në vitin 1614 nuk bën përshtypje. Kur në vitin 1978 restauruesit filluan rindërtimin e saj, muret ishin mbuluar me një shtresë të dendur bloze. Por pasi i pastruan, ata u befasuan nga skenat biblike dhe shenjtorët e pikturuar, të cilët duken sikur të jenë të gjallë dhe shumë të përsosur dhe na rikujtojnë për kryeveprat e piktorit të epokës së Rilindjes Xhoto. Nga muret e kishës na vëzhgojnë jo martirë të trishtuar, siç duhet të jetë sipas kanuneve të krishterimit ortodoks, por fytyra të gjallëruara të personave të rinj, të cilët rrezatojnë gëzim. Ka dhe diçka tjetër:


“Kisha është e vogël, vetëm 160 metra katrorë, kurse imazhet e saj atje janë 460 – na tregon kryetari i bashkisë Najdenov. Asgjëkund te ne nuk ka tempuj me kaq shumë piktura. Këtu nuk ka asnjë centimetër hapësirë të zbrazët. Kaq shumë fytyra të pikturuara grash nuk do të shihni asgjëkund tjetër, në asnjë tempull tjetër bullgar, kurse meshkujt e pikturuar janë edhe më shumë. Pikturat unikale murale të dy shenjtorëve Shën Dimitër dhe Shën Gjergji në gjatësi të plotë hasen shumë rrallë.”


Në kupolën e mesme janë pikturuar subjekte të jetës së Shpëtimtarit. Këtu mund të shihet dhe piktura e njohur murale Metamorfoza e Shpëtimtarit, ku Ai është pikturuar në një anije të gatshme për të fluturuar. Në pjesën jugore të tempullit është skena me heqjen e trupit të Krishtit nga kryqi, qarja te varri dhe ... afresku emblematik “Zbritja në ferr”. Atje Shpëtimtari ulet në diçka si raketë, që t’i hapë përsëri dyert e Parajsës për njerëzit.


Në kishë ka akoma një enigmë. Ajo është lidhur me vetitë mjekësore të ajazmës së saj në oborr. Nuk është e rastit se para çuçurit të vogël zakonisht grumbullohen shumë njerëz, të ngarkuar me shumë shishe dhe bidona.

“Ajo kurrë nuk e pakëson, ose zmadhon debitin e vet dhe nuk ngrin gjatë ditëve më të ftohta të dimrit – thotë Nikolla Najdenov. Përdoret për qëllime mjekësore. Bëhet fjalë për sëmundje më të lehta – infeksione të ndryshme, acarim të syve.” 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BULFOTO




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga vreshti në shishe – “Mavrudi” legjendar si pjesë e kartëvizitës së Bullgarisë

 “Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..

botuar më 24-07-28 12.20.MD

“The Independent” : Sllënçev Brjag ofron më shumë për më pak se Marmaris

S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..

botuar më 24-07-25 7.25.PD
Liqeni Shiroka Poljana (Livadhi i Gjerë)

Batak është shumë më tepër se një qytet i bukur në Rodope me një histori dramatike dhe peizazhe piktoreske

Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..

botuar më 24-07-21 10.20.PD