Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pushimoren bullgare Borovec u mblodh elita evropiane e snoubordit

БНР Новини

Të shtunën dhe të dielën e kaluar, më 24 dhe 25 janar, pistat e pushimores dimërore Borovec mblodhën elitën e snoubordistëve fristajll bullgarë dhe evropianë. Ata erdhën, që të marrin pjesë në garën RED BULL FRAGMENT. Traseja ishte përgatitur shumë mirë me dy vija me nga tetë dhe pesë impiante, “stairs setup” klasik dhe një seksion të shpejtë. 51 mjeshtër të snoubordit nga Bullgaria, Sllovenia, Austria, Gjermania dhe Kroacia morën pjesë në këtë garë. Në përbërjen e jurisë ishin legjendat e snoubordit – Iztok Sumatiç dhe Marko Grillç - Grillo nga Sllovenia, si dhe përfaqësuesi i Bullgarisë Ivan Ivanov. Deri te final arritën 20 snoubordist, që treguan aftësi të mrekullueshme dhe figura të ndërlikuara dhe origjinale. Juria vlerësoi vështirësinë e figurave dhe teknikën e snoubordistëve, larminë dhe imagjinatën e tyre.


Formati i hapur i garës lejoi, që pjesëmarrësit të prezantojnë maksimalisht potencialin e tyre, sepse vet ata kishin mundësi të zgjedhin numrin dhe vështirësinë e vijave – kur, sa dhe çfarë figura të bëjnë për një periudhë të caktuar.

Çmimin e madh të garës RED BULL FRAGMENT – një udhëtim deri te Nesellvang të Gjermanisë dhe pjesëmarrje në projektin “Red Bull The Station” e mori austriaku Marvin Shallmina. Në vendin e dytë u klasifikua bashkatdhetari i tij David Shtruber, ndërsa vendin e tretë e zuri Matiç Zavodnik nga Sllovenia. Bullgara u prezantua nga ish sportisti i ekipit kombëtar – Dimitër Çokoev, i cili mori çmimin “vija më kreative”. Pas garës ai tha: “Parku i snoubordit është i mrekullueshëm! Për herë të parë në Bullgari shikoj një park të tillë të mirë për snoubordin. Nuk do të jetë e tepruar, në se do të them, se ky është një nga parqet më të bukura të krijuara në Evropë deri tashti. Të gjithë jemi shumë të kënaqur dhe tepër të befasuar.”

Aftësitë e 13 vjeçarit Borisllav Stojanov e vuri re arbitri Marko Grillç. Çmimin e këtij snoubordisti bullgar përfshin pjesëmarrje  në “episodet e Grillos”, që organizohen nga Marko Grillç dhe kanë popullaritet të madh ndër maniakët e snoubordit, që preferojnë fristajlin. Kjo do të thotë, se Borisllavi muajin mars do të udhëtojë deri në Slloveni, për xhirimin e episodeve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD