Më 1 shkurt filloi votimi për “Pemën Evropiane të vitit 2015”. Ndër 14 pretenduesit edhe këtë vit ka pjesëmarrës bullgar. Ky është rrapi i degëzuar në fshatin Arçar. Në këtë konkurrim fisnik, që filloi para 5 vitesh, pretenduesit bullgarë tashmë kanë fituar një vend të tretë, një vend të dytë dhe në vitin 2014 – vendin e parë. Atëherë trofeun e mori një vidh i mrekullueshëm në qytetin Sliven, mosha e të cilit është më se 1 mijë vjet. Organizator i konkurrimit kombëtar është Fondacioni “Ekoobshtnost”. Vallë, a do të arrijë të përsërisë këtë sukses Bullgaria? Vallë, a do të ndodhë atë, që ndodhi vjet me kandidatin e ri – rrapin në qendrën e fshatit Arçar? Gjithçka është në varësi të mobilizimit të përkrahësve të tij.
Banorët e fshatit Arçar dhe tërë krahina e qytetit Vidin, ku shtrihet ky vendbanim piktoresk bullgar, treguan një aktivitet të jashtëzakonshëm gjatë konkursit kombëtar. Ata arritën të imponohen mbi njërin prej pretenduesve më atraktiv – rrapin 800 vjeçar në fshatin Xhigurovo afër qytetit Sandanski. Ky rrap i lasht ka një histori dramatike. Një vetëtimë preu majën dhe ndau trungun e pemës së lashtë. Rrapi i degëzuar i fshatit Arçar është mezi gjysmë shekullor. Ai u mboll në vitet e komunizmit, kur organizoheshin ditë të punës vullnetare falas në dobi të shoqërisë. Ato ishin ditë, kur njerëzit pastroheshin rrugët, mbillnin pemë. Kështu rrapi në qendrën e fshatit Arçar u mboll në vitin 1963. Farërat e rrapit u morën nga Bullgaria Jugore në ekonominë pyjore të qytetit Vidin. Prej të gjitha farërave u rritën vetëm 7 fidanë të përshtatshëm për mbjellje. Pylltaria e fshatit Arçar arriti të marrë njëra prej fidanëve. Më shumë hollësi sjell Mirosllav Ljudmillovi:
“Pema ngrihet në sheshin para bashkisë së fshatit Arçar, në afërsi të shkollës, kishës dhe vatrës popullore të kulturës. Nën hijen e tij gjejnë freski gjatë verës njerëzit, që vijnë ditën e diele në fshat, kur organizohen tregje. Krenohemi me këtë rrap, i cili është pjesë e pandarë e ditës së përditshme të fshatit në vazhdim të 50 viteve. Ai është dekori skenik i të gjitha festave të fshatit, mik i njerëzve, mbrojtës nga stuhitë dhe erërat. Të shumta janë rastet, kur rrapi ka frymëzuar njerëzit, duke iu dhënë atyre shpresë, besim dhe forcë.”
Mirëpo, kjo rojë e degëzuar ka nevojë për kujdese speciale.
“Pema nuk është e vjetër, por me një pamje një qindvjeçare – tregon Mirosllav Ljudmillovi. – Një nga degët e tij ka rrezik të thyhet. I jemi mirënjohës kryetarit të bashkisë së fshatit, i cili me një shufër prej metali е mbështeti këtë degë. Para kësaj kishte rrezik, që në rast dëbore të dendura, kjo degë e madhe të thyhet.”
Fshatarët e Arçarit janë me shpresë, se në se do të fitojnë titullin “Pemë Evropiane të Vitit 2015”, kjo do t’i ndihmojë atyre që të ruajnë më mirë këtë rrap të bukur.
“Për ne është një nder i madh të përfshihemi në këtë konkurrim, sepse fshati ndodhet në një rajon pothuajse të harruar nga të gjithë. Këtu pothuajse asgjë ndodh. Ky konkurrim do të provokojë njerëzit, sepse ata do të presin të mirën. Shpresojmë, se këtu e tutje do të tregohen më shumë kujdese për pemën e dashur.”
Dhe kështu votimi për Pemën evropiane të vitit 2015 filloi më 1 shkurt dhe do të përfundojë në fund të muajit në sajtin www.treeoftheyear.org
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Mirosllav Ljudmillov
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..