Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me muzikën e saj Tatjana Koleva integron shpirtin bullgar në Evropë

Foto: arkiv

Që nga kohë më të lashtë ekzistojnë instrumentet muzikore me goditje (perkusionet). Ato janë përsosur gjatë viteve që të arrijnë në formën e sotme. Që në mesin e shekullit të kaluar filluan të shkruhen vepra konkretisht për këto instrumente që dallojnë shumë njeri nga tjetri për nga tingëllimi. Marimba është njeri prej tyre, ndërsa në duart e Tatjana Kolevës ai fiton një bukuri të veçantë. Ajo është profesioniste, që ka arritur majat më të larta në sferën e mjeshtërisë klasike dhe të improvizimit.  Edhe sot vazhdon të zhvillohet si interpretuese dhe pedagoge.

“Gjithçka filloi me një ëndërr – të merrem me muzikë – tregon Tatjana Koleva. Në fëmijëri i kam bjerë pianos, më vonë u regjistrova në shkollën muzikore të qytetit  tim të lindjes Varna me perkusione. Mësuesi im i parë ishte Roza Sivrijan. Pas kësaj ishte fare e natyrshme të vazhdojë studimet në Konservatorin në Sofjes, sot Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Dy vjet kam mësuar aty dhe mora ftesë nga pedagogu amerikan Robert van Sice (Sajs) të shkojë në Holandë. Për mua ishte një sfidë e madhe. Ky vendim im ishte lidhur me shumë punë dhe mundime, por kur njeriu ka dëshirë të madhe gjithçka realizohet.

“Kam shansin e madh të punojë me kompozitorë që shkruajnë posaçërisht për mua – vazhdon tregimin e saj Tatjana. - Kjo është një pasuri e madhe personale, por edhe kontribut i rëndësishëm për repertorin e perkusioneve në përgjithësi. Pas prezantimit të pjesëve prej meje, të gjithë kolegët dhe studentët kanë mundësi t’i interpretojnë edhe ata. Marr pjesë aktive në procesin e krijimit të një kompozimi të caktuar. Liria e formës dhe gërshetimi i stileve të ndryshme është me rëndësi të madhe.Tashmë nuk ekziston besnikëria ndaj klasikes dhe linjës polifonike. Gjithçka mund të përzihet – etno, pop, xhaz dhe elektronikë. Muzika është një përjetim personal dhe intim dhe nëse njeriu nuk i përkushtohet plotësisht asaj, nuk mund të jetë profesionist.”


Në Holandë Tatjana Koleva interpreton kryesisht në disa duete me kolegë të saj – gërsheton marimbën me saksofonin e Ruter van Otterloo, me organon kishtar të Yan Hage, me flautin e Eleonora Pameijer. Ajo i kushton vend të veçantë në repertorin e saj edhe muzikës blus në grupin “Rubatong”. Aktualisht Tatjana është pedagoge në dy universitete – në Roterdam dhe Groningen. Organizon klasa mjeshtërore në gjithë botën.

Cilat janë planet më të afërta të Tatjana Kolevës?

“Me interes të madh po e filloj këtë vit. Po pres realizimin e  një projekti të madh me kolektivin valltar “Lieneroebana. Të gjithë interpretuesit janë në skenë – edhe muzikantët, edhe valltarët. Në program ka muzikë të kompozitorit kinez-amerikan Tan Dun, të atij grek Ioannis Ksenakis  dhe të autorëve të tjerë bashkëkohorë. Pas kësaj do të prezantojë në Sofje një koncert të ri për marimba dhe orkestër, shkruar nga Cenko Minkin. Premiera do të jetë me 16 prill në sallën “Bëllgaria”. Një muaj më vonë do të jetë edicioni i dytë i “Amsterdam Marimba Weekend“. Për të më ndihmojnë partnerët e mi të përhershëm nga firma “Pushan Percussions Productions”. Ai do të jetë në periudhën 8-10 maj.”

Për kohën qe ka kaluar në Amsterdam - më shume se 15 vjet, Tatjana Koleva ka kontribuar shumë për integrimin e Bullgarisë në kulturën evropiane. Prandaj në vitin 2007 ajo fitoi nga transmetimi  muzikor i Radios Kombëtare Bullgare “Alegro vivaçe” çmimin “Muzikant i vitit”. Dy vjet më vonë ajo përsëri u dallua me këtë dekoratë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD

"Vendimi i fundit" - Ljubo Kirov për zgjedhjet në dashuri

Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..

botuar më 24-10-14 6.15.PD