Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta krijuesi i pilulës anti-bebe

Foto: EPA/BGNES
Më 30 janar në spitalin në San Francisko u nda nga jeta prof. Karl Xherasi i njohur në gjithë botën. Krijuesi i pilulës anti-bebe vdiq në moshë 91 vjeç nga kanceri.

Prof. Karl Xherasi ka lindur më 29 tetor të 1923 në Vjenë. Babai i tij Sameul Xherasi është me origjinë bullgare dhe ka qenë mjek i njohur dermatolog në Sofje. Kur prindërit e krijuesit të pilulës anti bebe u ndanë, Xherasi i vogël u nis me të ëmën për në Vjenë. Por më vonë, në 1938 ai u kthye përsëri në Bullgari për të shpëtuar nga nazistët. Karl Xherasi ka mësuar në Kolegjin Amerikan në  Sofje, në moshë 16 vjeç u nis për në SHBA për të bërë shkencëtar kimist.

Përveç pilulës, për të cilën profesori thoshte: “Ishim ekip, kjo pilulë nuk është kundër bebes, por kundër aborteve”, ai ka zbuluar edhe kortizonin. Botimi “London tajms” e shpalli prof. Xherasi si një prej 30 personaliteteve më të mëdhenj të mijëvjeçarit të kaluar krahas emrave të mëdhenj Njuton, Shekspir, Darvin, Kopernik dhe Ajnshtajn.

Në vitin 1968 për shkak të Vatikanit nominimi i tij për Çmimin Nobel për pilulën e tij revolucionare u hodh poshtë. Ne vendin tonë shkencëtari me famë botërore është dalluar me urdhrin “Kalorësi i Madarës” dhe iu dorëzua atij nga Presidenti Petër Sotjanov (1997-2002). Përveç kësaj është anëtar i Akademisë Bullgare të Shkencave dhe është dekoruar me titullin e nderit “Doktor honoris kauza ” të akademisë.

Në vitin 2013 prof. Karl Xherasi erdhi për herë të fundit në vendin tonë. Atëherë  mori titullin “Doktor honoris kauza ”të Universitetit Amerikan në Blagoevgrad. Ardhja e tij në Bullgari u realizua me ndihmën e Institutit izraelit-bullgar, në Bordin e Drejtorëve të të cilit merrte pjesë edhe prof. Xherasi.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD