Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet betejë e gjatë dhe e rëndë për arritjen e pavarësisë reale të drejtësisë bullgare

БНР Новини
Foto: БГНЕС

Bullgaria ka shënuar një farë përparimi, por të pamjaftueshëm, ndërsa besimi popullor është i minuar. Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten problem. Kjo shënohet në raportin e fundit të KE për Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Kontrollit. “Për asnjërën prej  fushave që janë nën monitorim: pavarësia e gjykatës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Bullgaria nuk ka shënuar përparim gjatë 18 muajve të fundit” – tha në intervistë për Radio Bullgarinë Ivanka Ivanova, Drejtore programore e Institutit “Shoqëria e hapur”.

“Nuk duhet të mashtrohemi nga toni, është me rëndësi çfarë shkruan në raport dhe çfarë është krahasimi me Rumaninë, vazhdon ajo. Do të rikujtoj, se disa prej shteteve anëtare të BE deklaruan, se presin seri raportesh të mira për Bullgarinë dhe Rumaninë, për të marrë vendimet politike për aderimin tonë në strukturat e tjera të BE si hapësira Shengen. Sipas meje, anëtarësimi ynë në Eurozonën gjithashtu është  në varësi nga përparimi i shënuar. Fakti është, se Rumania merr një raport shumë të mirë, ndërsa ai për Bullgarinë, me gjithë se përmban ton të butë, shënon mungesën e përparimit”.

KE përsëri u drejton Bullgarisë 16 rekomandime. Shumica prej tyre janë përsëritje të atyre të korrikut të vitit 2012.

“Së pari, ka rekomandim të qartë, të vihet në veprim Plani i miratuar nga Kuvendi Popullor për aktualizimin e Strategjisë për reformën e gjyqësorit, në të cilin  janë parashikuar garanci organizative për pavarësinë e gjykatës, komenton rekomandimet e raportit Ivanka Ivanova. Duke lexuar tekstin, mbetem me përshtypjen, se KE përkrah ndarjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë  në dy dhoma të veçanta. Njëra – të marrë vendimet për  zhvillimin e karrierës dhe emërtimet e prokurorëve, tjetra – vetëm për gjykatësit. KE ka nënvizuar edhe më përpara, se problemi kryesor i Këshillit të Drejtësisë është fakti, se prokurorë që janë anë e procesit, marrin pjesë në procedurën e emërimit dhe pas kësaj në zhvillimin e gjykatësve në karrierë. Jo rastësisht  duke radhitur prioritetet, KE vë në vendin e parë garancitë për pavarësinë e gjykatës. Në drejtim të masave për luftë kundër korrupsionit rekomandohet qartësi për këtë cili organ shtetëror mban përgjegjësinë kryesore për formulimin e politikës së shtetit për luftë kundër korrupsionit, i cili të koordinojë organet e tjera të krijuara në këtë drejtim. Sipas mendimit tim, më të rëndësishme janë rekomandimet për zbatimin e pjesës së parë të Planit për aktualizimin e Strategjisë për reformë në sistemin e gjyqësorit, e pikërisht ndarja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në dy dhoma. KE mbron rekomandimin, i cili figuronte edhe në raportin e mëparshëm, që anëtaret e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga kuota profesionale të zgjidhen me zgjedhje të drejtpërdrejta nga magjistratët, që tashmë është parashikuar në ligjin tonë. Këto rekomandime duhet të bëhen prioritet. Qeveria nuk ka kredi politike që te merret me rekomandime të tjera, të cilat në fakt janë funksion i problemeve të pavarësisë së gjykatës.”

A mund të realizohen këto rekomandime?

“Ka shans të madh kjo të ndodhet, nëse dëgjojmë qëndrimin kategorik të partisë më të madhe në koalicionin në pushtet – GERB – vazhdon Ivanka Ivanova. Ministri i Drejtësisë  Hristo Ivanov kishte angazhimin vet të zhvillojë bisedime në Kuvendin Popullor përkrahjen politike për Planin e aktualizimit të Strategjisë për reformën e sistemit  gjyqësor. Sipas meje, Kryeministri  aktualisht sikur sillet si një arbitër i pavarur midis partive më të vogla në koalicionin në lidhje me këtë, çështje”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD