Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Formimi i një kabineti të rregullt në Bullgari do të kërkojë më shumë se dy partnerë

Foto: BGNES

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit të një qeverie të rregullt të zgjedhur nga Legjislatura e 51-të e Kuvendit Popullor. E vetmja gjë e sigurt para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duket se është vendi i parë i koalicionit GERB-SDS, i cili si fitues tashmë ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka për formimin e qeverisë.

Sipas politologut Ivajllo Iliev, megjithatë, para një kërkese të tillë, është e rëndësishme që koalicioni t'i përgjigjet disa pyetjeve të bëra shpesh:

Ivajllo Iliev

“Pyetja e parë është se pse u zhvilluan këto zgjedhje, pas të cilave përsëri flasim për një formë të mirëkuptimit mes “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) dhe GERB-SDS, të arritur në tryezën e bisedimeve. Pyetja e dytë, përgjigjen e së cilës po presim është nëse do të ketë një fillim të ri në GERB, apo do të krijojë një shumicë të qartë me PP - DB, në mënyrë që ajo të mos votojë me forcë për një kabinet partie, me një kryeministër partie /siç ishin kërkesat e GERB gjatë fushatës/ , si dhe a do të arrihet marrëveshje gjatë këtyre negociatave të vështira për plane për reforma, legjislacion kundër korrupsionit, për përbërjen e organeve rregullatore etj. Domethënë pyetja që na solli në këto zgjedhje - nëse Bojko Borisov do të mund të shkëputet nga çdo ndikim nga njerëzit e tjerë, duhet të gjejë përgjigjen e saj në ditët e ardhshme, përndryshe nuk ka se si të fillojë fare puna e parlamentit”.

Dhe nëse mendimi i Ivajllo Iliev tingëllon më realist, atëherë Tatjana Buruxhieva është disi skeptike për mundësinë e suksesit të negociatave midis dy koalicioneve:

Tatjana Buruxhieva

“PP-DB nuk e marrin parasysh se po bëhen gjithnjë e më të vogla se GERB dhe për më tepër, shpëtimi i tyre i takon kryesisht partnerëve të DSB-së dhe “Po, Bullgaria”. Fakti që nuk e ke parasysh masën në të cilën nuk mund të arrish popullin, as njerëzit tregojnë aktivitet për t'ju afruar, tregon se në negociata do të kemi sjellje joadekuate nga ana e forcave politike. Të jesh adekuat do të thotë që të mund të shohësh se ku të ketë vendosur votuesi dhe ta kuptosh atë "

Megjithatë, Buruxhieva sheh mundësi për formimin e një kabineti në dy drejtime:

"Njëra mundësi është që "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe veçanërisht "Bullgaria Demokratike" të jenë parti pragmatike dhe të formojnë dy grupe parlamentare. Nëse ka ndarje, ka mundësi të formohet një qeveri me “Bullgarinë Demokratike, “Ka një popull të tillë (ITN) dhe Partinë Socialiste Bullgare (BSP). Kjo do të jetë një qeveri programatike me përgjegjësi të qartë politike. Opsioni tjetër është të kërkohet mbështetje nga njëra nga dy DPS-të. Ndarja në Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) pati dy rezultate. E para është se DPS nuk mund të jetë më balancues në politikën bullgare dhe ky është lajmi i mirë. Në këtë mënyrë, nuk do të mund të hyhet në qeverisjen e vendit nga hyrja e pasme. Së dyti, rezultati i tyre total tregon se ata janë forca e dytë më e madhe politike. Pra, opsionet janë ose për një koalicion të qartë të orientuar drejt së djathtës që punon me Komisionin Evropian dhe Partinë Popullore Evropiane, ose për një qeveri të përfaqësuar nga një koalicion i gjerë, i fokusuar në një program dhe jo në vlerat e krahut të djathtë", parashikoi Buruxhieva.

Me protokolle 100% të përpunuara nga numërimi paralel, duke marrë parasysh votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit, agjencia sociologjike “Gallup International”, me të cilën BNR ka partneritet edhe në këto zgjedhje, njoftoi se në Kuvendin e 51-të Kombëtar, 9 subjekte politikedo të kenë përfaqësues të popullit - GERB-SDS, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), “Vëzrazhdane”, “Ka një popull të tillë” (ITN), Partia Socialiste Bullgare (BSP), Aleanca për të Drejtat dhe Liritë, DPS-Fillimi i Ri, MEÇ dhe “Veliçie”.

Ndoshta për herë të parë parlamenti do të jetë kaq i larmishëm – theksoi Janica Petkova nga “Gallup International Balkan” dhe shtoi:

Janica Petkova

"Ne po shohim një parlament të ri me 9 forca politike, i cili është shumë i fragmentuar. Do të duhet të bashkohen që të ketë një lloj mazhorance në Kuvendin Popullor. Nëse kjo shumicë do të jetë e qëndrueshme apo jo, mbetet për t'u parë. Këtë herë ne kemi deklarata mjaft serioze për të filluar bisedimet e menaxhimit, kështu që në ditët dhe javët në vijim, sigurisht që do të jetë interesante”.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, BTA, arkiv personal i Ivajllo Ilievit

Përpiluar nga: Joan Kolev bazuar në intervistat e BNR-Plovdiv dhe BNR-Radio Sofje



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Foto: Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut

Organizata e emigrantëve alarmon BE-në për procesin kundër bullgarëve në Manastir

Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..

botuar më 25-01-29 1.18.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..

botuar më 25-01-26 8.05.PD
Rumen Radev

Presidenti Radev shpreson se Maqedonia e Veriut do të tregojë vullnet politik dhe do të hapë rrugën e saj drejt BE-së

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..

botuar më 25-01-22 5.58.MD