Edicionin e sotëm të rubrikës “80 vjet në 80 javë” ia kushtojmë këngëtarit Emill Dimitrov dhe këngës së tij “Vendi im”, këngë kjo e cila fitoi popullaritet si “Vendi im, Bullgaria ime”. Në vitin 1970 ai kompozoi muzikën e kësaj kënge dhe ia kushtoi birit. Autor i tekstit është Vasill Andreev. Aranzhimin e këngës e bëri Mitko Shterevi. Në fondin e Radios Kombëtare Bullgare ruhet një incizim i këngës që daton nga viti 1970. Interpretimi është i Emill Dimitrovit në shoqërim të orkestrës “Sinjo-belite”.
Një fakt interesant është, se në fillim kënga u incizua me tekst francez. Në Francë ajo fitoi një popullaritet të madh me titullin “Monika”. Disa vite ajo ishte ndër hitet aty. Pas shumë koncerte në Paris, megjithëqë kishte mundësi të mbetet dhe të bëjë një karrierë muzikore në Francë, Emill Dimitrovi refuzoi dhe u kthye në Bullgari. Hristo Kurtevi – president i Akademisë Ndërkombëtare të Arteve në Paris thotë, se këngëtarë nga Belgjika, Holanda, Gjermania, Maroku dhe Libani shfaqën interes të përfshijnë në repertorin e tyre shumë prej këngëve të Emillit. Kështu Emill Dimitrovi u bë anëtari i parë bullgar i Lidhjes së Kompozitorëve Francezë. Si rezultat nga mbarë bota filluan ta shpërblejnë të drejtat e tij prej autori. Mirëpo, dyert e Lidhjes së Kompozitorëve Bullgarë mbetën të mbyllur për të, për shkak se atij i mungonte arsim muzikor. Përveç në Francë, ai ishte yll edhe në Bashkimin Sovjetik, ku jepte koncerte në salla dhe stadiume plot e përplot.
Në karrierën e gjatë Emill Dimitrovi mori shumë dallime dhe i gëzonte dashurisë dhe respektit të publikut shumëmilionësh. Ai krijoi dhjetë hite, që hyrën në klasifikimet evropiane.
Emill Dimitrovi lindi më 23 dhjetor të vitit 1940 në një familje iluzionistësh. Që si i vogël udhëtonte me ta dhe me kalimin e kohës ai e dashuroi skenën. U pranua i pari student në Institutin e Lartë të Artit Teatror, tani Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave “Krëstjo Sarafov”. Në vitin 1962 ai prezantoi për herë të parë këngën “Arlekino”, gjë që e vuri fillimin e karrierës së tij të shkëlqyeshme. Me këtë këngë në vitin 1975 këngëtarja ruse Alla Pugaçova mori Çmimin e Madh të Festivalit të Këngëve Zbavitëse “Orfeu i Artë”. Kështu nisi karriera e saj yjore.
Që nga viti 2000 deri në vdekjen në vitin 2005 Emill Dimitrovi nuk merrej me muzikë për arsye shëndetësore. Më se 400 janë këngët e krijuara prej tij si për repertorin e tij, ashtu edhe për këngëtarë të tjerë. Aranzhimet e këtyre këngëve janë vepër e muzikantëve të tillë në zë si Mitko Shterev, Moris Allaxhem, Aleksandër Josifov, Najden Andreev e të tjerë.
Në vitin 2012 Radioja Kombëtare Bullgare bashkë me Fondacionin “Emill Dimitrov” realizoi një kompakt disk me këngët më të bukura të kompozuara dhe të interpretuara prej tij. Në një nga intervistat e fundit, Emill rrëfen, se dashuria e publikut kurrë nuk mjafton dhe shpreh dyshim, se këngët e tij do të mbahen mend pas vdekjes. Mirëpo, për gëzimin tonë, kjo nuk ndodh, sepse mbreti i muzikës bullgare pop, do të mbahet mend përgjithmonë.
Sa net nuk fjeta,
sa shtigje kalova,
Që të kthehem.
Sa këngë këndova
Sa dhembje përjetova
Që të kthehem.
Në atdheun tim të bukur
Nënën, atin, gruan
T’i përqafoj.
Atje nën qiellin armëtar
Më pret fëmija ime
Që të kthehem.
Vendi im, Bullgaria ime.
Dashuria ime, Bullgaria ime.
Dhembje ime, Bullgaria ime
Te ti më kthen gjithnjë dashuria.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen..
Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore..
“Pata nota të dobëta të gjuhës bullgare dhe të letërsisë. Dhe kjo, sepse kurrë nuk arrita të bëjë hyrje, ekspozitë, përfundim në një ese. Filloja, sa doja dhe përfundoja sa doja.” Këtë e rrëfeu para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin..