Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inovacionet do ta lëvizin ekonominë

БНР Новини
Foto: BGNES

Inovacionet në biznes dhe në nivelin industrial mund të kontribuojnë për rritjen e ekonomisë. Ky është mesazhi kryesor i raportit të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me titull: “Inovacionet në tranzicion”. Për përgatitjen e tij u anketuan 16 000 firma nga 30 shtete. Nga Bullgaria kanë marrë pjesë 300 ndërmarrje. Gjatë vitit të kaluar rritja mesatare e ekonomisë së vendit është 1.45 për qind, kurse viti 2015 siç duket do të jetë më i vështirë, me rritje të parashikuar prej 0.8 për qind. Çfarë të bëjmë? Ekonomistët ofrojnë profilaktikë.

Tendencat demografike në Bullgari, si dhe në pjesën më të madhe të Evropës nuk janë të favorshme, prandaj duhet të kërkohen premisa të tjera për rritjen e ekonomisë. Inovacionet, sipas analizatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të rritin prodhimin, megjithë rritjen jo të madhe të popullsisë. “Inovacione” do të thotë një metodë kreative ndaj biznesit, metodë kjo që mund të ketë shfaqje të ndryshme: që nga krijimi i produkteve dhe shërbimeve të reja e gjer tek aplikimi i teknologjive dhe praktikave të ndryshme, të cilat tashmë ekzistojnë në shtete të tjera. Megjithë pritjet se të rejat janë një territor i mbrojtur i segmentit të teknologjive të larta, në raport shënohet e kundërta – inovacionet mbizotërojnë në firmat me teknologji të ulëta. Mirëpo, risitë nuk janë punë e lehtë.

Sipas Bojan Markoviçit, ekonomist i njohur i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Evropën Juglindore:

“Kompanitë inovative ankohen kryesisht për mungesën e punës së kualifikuar, për aksesin e vështirësuar te resursi i kredive dhe për korrupsionin. Kolegët e tyre, të cilët nuk ndërmarrin asgjë, që të zgjerojnë tregjet, prodhimin, ose që të bëhen më efektivë, zakonisht nuk kanë probleme të tilla. Më shumë inovacione aplikojnë firmat, të cilat arrijnë t’i sigurojnë vetes financim. Këto janë firmat që merren me eksport, ose ndërmarrjet e huaja, ka dhe të tilla, të cilat marrin pjesë në vargun e prodhimit.”

Analizatorët konstatojnë se në shumë vende nga Evropa Juglindore përdoren politika të njëjta për aplikimin e vendimeve të reja dhe kjo përbën gabim. Nuk është e mundur që një praktikë të funksionojë me sukses edhe në Kazakistan, edhe në Bullgari, sepse mjedisi në dy shtetet është i ndryshëm. Megjithë mungesën e efikasitetit, parimi “Kopjo dhe transfero” vepron në nivele të ndryshme, thotë Markoviç. “E shohim këtë si në nivel horizontal, kur diçka merret automatikisht nga një vend dhe aplikohet në një vend tjetër, ashtu dhe vertikalisht – kur shumë kohë institucionet përdorin politika të njëjta, pa konstatuar ndryshimet, që kanë ndodhur me kalimin e viteve.”

Si rezultat i kësaj ndalohen reformat strukturore në disa vende nga Evropa Juglindore, ndër të cilat është edhe Bullgaria, dhe tranzicioni vonohet dhe kjo çon në uljen e inovacioneve. Sipas Bojan Markoviçit:

“Në fazën e parë shteti duhet të ndërmarrë një pako masash, e cila pasi fillon së funksionuari dhe jep rezultate duhet të zëvendësohet me një strategji tjetër, për shembull përpjekjet duhet të drejtohen ndaj ndonjë sektori konkret. Jo në vend të fundit është mirë që qeveria të inkurajojë “përgjegjësinë e ekonomisë”, gjë që përfshin inkurajimin e eksportit dhe tërheqjen e investimeve të huaja.”

Te ne investitorët e huaj trajtohen në një mënyrë tepër skeptike. Zakonisht mendohet se ata e eksportojnë pasurinë tonë kombëtare nën formën e fitimeve jashtë shtetit. Ndoshta ka dhe raste të tilla. Por zakonisht kjo ka të bëjë me kontrata të paleverdishme, të nënshkruara midis shtetit dhe investitorit. Shembuj të tillë ekzistojnë në energjetikë. Mirëpo, ka dhe shumë firma të huaja, të cilat importojnë dituri, teknologji të reja dhe hapin vende të reja pune dhe është me rëndësi të madhe që të garantohen kushte të favorshme për këta investitorë.

Hapja e ekonomisë bullgare do të zgjidhë dhe probleme të tjera të mprehta, si për shembull “derdhja e truve” nga Bullgaria, janë të mendimit ekspertët nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD