Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1971 – këngëtarja Pasha Hristova dhe trëndafili i dhuruar prej saj: “Merr këtë ditë të bukur një trëndafil bullgar prej meje”

БНР Новини
Foto: arkiv

“Herën e fundit i hap krahët për fluturim. Herën e fundit ajo fluturon në qiell.

Ajo i thotë lamtumirë fushave të dashura, bjeshkëve pran tyre, qiellit të pafund!”

Ato vjersha i shkroi Damjan Damjanovi. Pak më vonë me muzikën e tij Tonço Rusevi i shndërroi në një këngë, të cilën e interpretoi Lili Ivanova ditët e para të vitit 1972. Kënga “Zogu” iu kushtua këngëtares së talentuar bullgare Pasha Hristova. Disa javë para kësaj muzika bullgare humbi një nga zërat më të fort dhe më të pasur. Pasha Hristova ishte mezi 25 vjeçare, kur vdiq në një katastrofë ajrore në Aeroportin e Sofjes. Në karrierën e shkurtër 5-vjeçare ajo bëri më se 40 incizime në Radion Kombëtare Bullgare dhe 60 incizime gjithsej për fondin e Radios, Televizionit dhe Ballkantonit.

Kënga “Një trëndafil bullgar” sipas muzikës së kompozitorit Dimitër Vëllçev dhe tekstit të poetit Najden Vëllçev në interpretim të këngëtares Pasha Hristova fitoi çmimin e parë të Festivalit të Këngës Zbavitëse “Orfeu i Artë” në vitin 1970. Disa vite më vonë në 1972-tën u bë “Melodia e Vitit”. Në vitin 2000 kjo këngë u shpall kënga e njëqindvjeçarit. Prania skenike, talenti i padiskutueshëm, zëri i pasur me diapazon të gjerë e shndërroi këngëtaren Pasha Hristova në një fenomen muzikor dhe në një nga këngëtaret më të respektuara nga publiku. Në vitin 1966 ajo incizoi këngën e parë “Lejlekët prapë erdhën” sipas muzikës së kompozitores Zornica Popova. Pak para kësaj Pasha Hristova bëri hapat e parë në Studion e porsaformuar për këngëtarë të estradës. Sukseset e para erdhën që kur ishte soliste e Ansamblit të Trupave Ushtarake të Ndërtimit. Në Festivalin e Këngëve Zbavitëse në Soçi të Rusisë në vitin 1968 ajo fitoi medaljen e artë dhe çmimin e parë me këngën “Ndalo, o kohë”të kompozitorit Aleksandër Josifov. Me çdo vit, që po kalonte këngëtarja prezantonte talentin e saj të madh dhe aftësitë e mrekullueshme prej interpretuese. Krahas kësaj edhe repertori i saj pasurohej dhe larmohej. Bashkë me këngëtarin Boris Goxhunov në vitin 1968 u bë pjesë e grupit më të njohur të muzikës bullgare të kësaj kohe – “Orkestrës Sofja”.

Në vitin 1970 fitoi çmimin e tretë për interpretues në Festivalin Ndërkombëtar “Kaprolli i Florinjtë” në Brashov të Rumanisë. Prezantimi i saj në konkursin “Orfeu i Artë” ishte i suksesshëm si për vet këngëtaren, ashtu edhe për autorët e këngëve “Një trëndafil bullgar” dhe “Fryj, erë”. Ata fituan çmimin e parë dhe Çmimin e Madh – Statujën e Florinjtë. Këngëtarja ishte mbajtëse e çmimit të parë të Festivalit në Sopot të Polonisë me këngën e Çesllav Niemenit “E çuditshme është kjo botë”.

Kjo seri të çmimeve të mëdha u ndërpre më 21 dhjetor të vitit 1971. Disa orë para mesnate pas një vonese të gjatë të fluturimit, këngëtarja 25-vjeçare bashkë me Orkestrën Sofja ngjitën në bordin e avionit IL 18, me të cilin duhej të udhëtonin për Algjeri. Avioni sapo ishte dalë nga riparimi. Pak para se të fluturojë një erë e fortë e anoi aeroplanin. Krahu plasi në pistë, korpusi u shkatërrua dhe u ndez. Nga 73 veta gjithsej në bord vdiqën 32. Ndër ta ishte edhe ekuipazhi 6 anëtarësh. U shpëtuan vetëm disa prej udhëtarëve që ishin në pjesën e prapme.

Çmimin e fundit Pasha Hristova e mori pas vdekjes për “Këngën e bardhë” me muzikë të kompozitorit Dimitër Vëllçev dhe tekst të poetit Petër Karaankov. Kjo këngë u shpall edhe “Melodia e vitit”.

Më 23 dhjetor të vitit 1971 mijëra njerëz e përcollën këngëtaren Pasha Hristova në rrugën e saj të fundit. Talenti i saj i madh, zëri i saj i jashtëzakonshëm nuk lejojnë, që kujtimi për të të vdesë. Kjo këngëtare mbetet si një simbol i një nga periudhat më të mira në zhvillimin e muzikës zbavitëse bullgare dhe një shembull për breza të tëra muzikantësh bullgarë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..

botuar më 15-12-28 1.17.MD

2014 – Nikolla Gjuzelev – Piktori në botën e operës

“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..

botuar më 15-12-19 12.15.MD

Viti 2013 – Qeverisja në izolim

2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..

botuar më 15-12-12 9.55.PD