Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë mund të presim nga bursa turistike e Sofjes “Vakanca 2015”?

Foto: arkiv

Biznesi turistik pret ngjarjen më të madhe në këtë fushë – Bursën turistike ndërkombëtare, e cila tradicionalisht zhvillohet në Sofje. Edicioni i sivjetshëm i 32-të do t’i mbledhë në një vend turoperatorët, organizatat turistike, përfaqësuesit e administratës shtetërore dhe dhjetëra mijë vizitues. “Vakanca 2015” do të zhvillohet nga 12 deri më 14 shkurt në Inter Expo Center dhe motoja e sivjetshme është “Gjithçka në Bullgari është turizëm”.

Në vazhdim të tre ditëve firmat turistike do të reklamojnë ofertat e tyre për pushim në Bullgari dhe jashtë shtetit, do të bëjnë kontrata për stinën verore dhe do të bisedojnë problemet aktuale në këtë sferë. Në bursë do të marrin pjesë 250 turoperatorë nga 21 shtete. Në kuadrin e saj njerëzit do të mund të organizojnë pushimet e tyre verore duke bërë zgjedhjen më të mirë. Edhe sivjet firmat bullgare dhe të huaja do të ofrojnë pushime verore me regjistrime të hershme për çmimet më atraktive. Më shumë do të jenë turoperatorët nga Turqia dhe Greqia. Në saj të politikës së tyre agresive dhe paketave të lira turistike këto shtete u bënë më të kërkuarat për pushime verore dhe për ekskursione. Kështu konkurrentët fitojnë gjithnjë e më shumë klientë bullgarë në dëm të ekonomisë sonë. Shqetësimet e turoperatorëve bullgarë bëhen gjithnjë e më të mëdha kur flasim për sezonin veror, kur pritet një zbaticë e konsiderueshme e numrit të turistëve që flasin rusisht. Si të kompensohet zbatica e këtyre turistëve? Çfarë të them për problemet e lidhura me infrastrukturën e keqe dhe gjendjen e rrugëve? Aktuale janë edhe problemet e lidhura me ndërtimin e tepërt të vendpushimeve, me kapërcimin e imazhit të shtetit tonë si një vend, ku turistët vijnë vetëm për të pirë pije alkoolike. Këto dhe shumë probleme të tjera do të diskutohen në tryezat e rrumbullakëta dhe në seminaret që do të zhvillohen në kuadrin e bursës. Në to do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave turistike  dhe nëpunës të Ministrisë së turizmit, e cila ishte krijuar para pak kohe. Do të bisedohen dhe prioritetet e shtetit tonë në fushën e zhvillimit të turizmit gjatë disa viteve të ardhshme. Dhe tani për tani problemi më i rëndësishëm është kompensimi i  zbaticës së turistëve gjatë stinës së ardhshme turistike.

Theksi sivjet do të jetë mbi turistët bullgarë dhe mbi mysafirët e shteteve fqinje ballkanike, numri i të cilëve kohët e fundit rrit vazhdimisht. Në këtë kuptim mund të them se shtetet ballkanike nuk janë vetëm konkurrentë, por mund të jenë edhe partnerë tanë. Për këtë tregon kryetari i Asociacionit Bullgar të Pronarëve të Hoteleve dhe Restoranteve Bllagoj Ragin:

“Motoja jonë është “Jemi të fortë, kur jemi së bashku”. Me kolegët ballkanikë do të bëjmë një tryezë të rrumbullakët, për të sinkronizuar përpjekjet tona, kështu që të mund të ofrojmë produkte të përbashkëta dhe të organizojmë prezantimin e përbashkët të produkteve tona në tregjet më të larguara. Sepse zhvillimi i turizmit kulturor është prioritet jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë fqinjët tanë. Ne i bashkojmë përpjekjet tona, kështu që të mund të ofrojmë produkte të përbashkëta në tregjet si Kina, India, ShBA. Jemi të bindur se po të punojmë ndarazi, do të kemi më shumë vështirësi. Duke pasur parasysh situatën e krizës, sivjet pronarët e hoteleve do të jenë shumë aktive në tërheqjen e turistëve bullgarë dhe atyre nga shtetet e tjera ballkanike. Së bashku me hotelierët e tjerë ballkanikë do të përpiqemi të tërheqim më shumë turistë nga Evropa Qendrore. Vetëm kështu do të mund të kompensojmë tendencat negative në sektor gjatë këtij sezoni veror.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD