Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër lavdëron pasuritë e fshehta të fshatit bullgar

БНР Новини

Mezi 3% nga turistët tek ne, zgjedhin fshatin bullgar. Del se, jo vetëm të huajt, por dhe vet ne, bullgarët, nuk njohim mjaft mirë vendin tonë. Bëhet fjalë më tepër për skajet më të largëta me një natyrë jashtëzakonisht të bukur dhe qyteza të lashta me nga disa banues të moshuar, të cilët jetojnë akoma në të kaluarën. Kohët e fundit, me mjete nga fondet evropiane, u zbatuan me sukses projekte të ndryshme për një zhvillim të qëndrueshëm të këtyre rajoneve. U shfaqën dhe hotele të vogla familjare ose shtëpi fshatare, të riparuara për qëllimet e turizmit. Kështu pak nga pak fshati bullgar del nga skaji i vet anonim, duke zbuluar përpara udhëtarët të mahnitur bukurinë dhe mikpritjen e e vet.

СнимкаPikërisht mbi këtë pasuri akoma të fshehtë nga vështrimi masiv këmbëngul libri “Fshatrat në Bullgari – drejtime për turizëm dhe kultura”, që gjatë këtyre ditëve doli në treg. Autorët ndjekin regjionet tona të veçanta, duke e fokusuar vëmendjen mbi origjinalitetin e fshatit bullgar dhe përjetimet, të cilat ia propozon mikut të vet kureshtar. “Bullgaria është një vend i vogël, bulëzues me vende akoma të paprekura nga turizmi në masë, të cilat kanë ruajtur atmosferën autentike, traditat dhe vlerat e veta nga koha e kaluar. Pikërisht ky është prioriteti i saj si një destinacion për një turizëm fshatar” – është i bindur Gavraill Gavrillov, një nga autorët e librit. Botimi përmban tregime të shkruara me shumë humor dhe një qëndrim personal, lidhur me skaje të caktuara pak të njohura për turizmin fshatar tek ne. Në to zbulojmë dhe fakte kureshtare për traditat tona folklorike dhe kulinare, si dhe legjenda vendase. Mësojmë akoma se, në Bullgari turizmi fshatar do të thotë të shkëputesh nga qytetërimi, pa e privuar veten nga komoditeti dhe të jetosh në një ritëm pak më të ngadalësuar mes pikturave magnetike të natyrës.

СнимкаÇfarë akoma mund të na propozojë fshati bullgar?

“Për shembull afrim deri tek tradita lidhur me prodhimin e vajit të trëndafilit dhe rritjen e trëndafilave vajdhënëse – sqaron Gavraill Gavraillov. – Në shumë vende në Luginën e Trëndafilit ky produkt propozohet si një atraksion. Një gjë tjetër shumë interesante është lidhur me prodhimin e verës dhe bumin e madh në turizmin tonë të verës, si dhe krijimin e afro 100 kantinave të vogla nëpër të gjithë vendin, të cilat propozojnë mundësi për degustim, vjelje, vërejtje të procesit prodhues e të tjera. Një potencial për zhvillimin e turizmit fshatar shikojmë dhe në ringjalljen e një tradite të vjetër – rritjen e krimbave të mëndafshit. Vetëm deri përpara një shekulli Bullgaria ka qenë një nga prijëset bazë dhe eksportuese të një mëndafshi me një cilësi shumë të lartë. Mjerisht sot, ky biznes pothuajse është i harruar. Por në bashkinë Ivajllovgrad turistët vizitojnë një muze në të cilin, akoma mund të shikohet sesi dikur janë rritur krimbët e mëndafshtë dhe stofra. Nuk duhet të harrojmë dhe traditat tona kulinare. Banuesit e fshatrave bullgare disponojnë me një larmi të madhe prej recetave të ruajtura. Duhet theksuar se produktet ekologjikisht të pastra.”

СнимкаLibri “Fshatrat në Bullgari – drejtime për turizëm dhe kulturë” përmban mbi 200 fotografi të shkëlqyera prej autori, adresa të skajeve përrallore për çlodhje, si dhe këshilla, lidhur me vënien në praktikë të turizmit fshatar tek ne. Gavraill Gavraillovi, vet ai një udhëtar i pasionuar dhe vlerësues i jetesës autentike fshatare, na rekomandojnë përzemërsisht të zgjedhim skajet më pak të njohura, por shumë piktoreske dhe plot befasi.

СнимкаNjë prej tyre është regjioni Dobruxha në Bullgarinë Verilindore dhe më saktë fshatin e panjohur Abrit, në afërsi me kalanë e lashtë Zalldapa.

“Aty përveç manastireve të njohura shkëmbor, gjatë verës së kaluar arkeologët zbuluan një bazilikë të herët mesjetare – tregon Gavraill Gavraillov. – Për mua qe shumë interesant dhe regjioni Petriç në Bullgarinë Jugperëndimore dhe pjesërisht fshati Klyç, bashkë me vendet e populluara të malit Bellasica. Klima në këtë rajon është e butë dhe e përshtatshme për turizëm pothuajse gjatë gjithë vitit, ka dhe shtëpi të shkëlqyera për miq. Përveç kësaj këto fshatra janë mikpritëse të ngjarjeve kureshtare, si për shembull festivalin e gështenjës gjatë muajit shtator. Vendi do të tërheqë përkrahësit e turizmit fshatar. Shumë pak të njohura por shumë të bukura janë fshatrat rodopëse Orehovo, ku rregullisht vijnë miq nga Franca dhe Solishta – një vend i preferuar nga turistët finlandez. Kështu që turizmi fshatar në Bullgari tani e tutje do të zhvillojë potencialin e vet” – tha në përfundim Gavraill Gavraillov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga autorët e librit “Fshatrat në Bullgari – drejtime për turizëm dhe kultura”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD