Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shqetësimet për bullgarët në Ukrainë në mes të realitetit dhe popullizmit

Foto: arkiv

Konflikti në Ukrainë po e prek dhe shoqërinë bullgare, sepse aty gjendet një pakicë bullgare e cila numëron rreth qindra mijë veta. Shqetësimet për bashkatdhetarët tanë në Ukrainë janë të sinqerta dhe spontane. Prandaj ndonjëherë nuk janë racionale.

Është fakt se shteti nuk kujdeset për bullgarët jashtë vendit. Dhe kjo shpeshherë ka të bëjë me faktorët politikë dhe qëllimet e popullistëve. Javës që kaloi partia nacionaliste propozoi ndryshime në ligjin e marrjes së shtetësisë bullgare me qëllim lehtësimin e procedurës. Ideja e nacionalistëve është që pasaporta bullgare t’u jepet më shpejtë bullgarëve në Ukrainë, të cilët janë subjekt i mobilizimit. Propozimi bëhet në moment kur nuk është regjistruar ndonjë interes i shtuar nga ana e bullgarëve në Ukrainë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Bullgarëve në Ukrainë deri tani interes për marrjen e dokumenteve bullgare kanë shfaqur rreth 6 mijë veta. Plus që propozimi i partisë nacionaliste bëhet në moment kur Bullgaria është tepër e vështirësuar të përballet me fluksin e madh të emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Presioni shoqëror për pranim të bullgarëve etnikë, të cilët janë kërcënuar me mobilizim, i vë pushtetarët në një situatë sikleti. Tashmë pushtetarët e kanë shtruar çështjen në nivele të ndryshme, përfshi në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Çështja pritet të diskutohet dhe po ashtu me palën ukrainase. Mirëpo, Ukraina nuk e njoh shtetësinë e dyfishtë dhe ja pse trajton bullgarët aty si shtetas ukrainas.

Edhe më parë gjatë konfliktit jugor Bullgaria kishte pretendime për trajtimin e veçantë të bullgarëve etnikë në kohë lufte, por pa rezultat. Përsëritja e këtyre pretendimeve në rastin tonë, pra në situatën e Ukrainës, vetëm tregon se Bullgaria nuk ka nxjerrë konkluzione bile nga historia më e re. Nga ana tjetër, pretendimet për trajtimin e veçantë të bullgarëve etnikë në kohë mobilizimi për grupimin vullnetar të separatistëve nuk ka, dhe kjo po e shtron çështjen a trajton Bullgaria në mënyrë të barabartë bashkatdhetarët në Ukrainë?

Gjithsesi qeveria bullgare ka marrë masa sa është e mundur racionale për mbështetjen e bullgarëve në Ukrainë. Ambasada Bullgare në Kiev dhe Konsullata e Përgjithshme në Odesë u lëshojnë bullgarëve në Ukrainë viza sipas procedurës së shpejtë. Në postin e konsullit të përgjithshëm kabineti emëroi një person tjetër me më shumë përvojë, duke marrë parasysh situatën e komplikuar ushtarako-politike. Ndërkohë, Kryqi i Kuq Bullgar dërgoi ndihmë humanitare në rajonet ushtarake. Kontributi më i madh që Bullgaria mund t’u japë bashkatdhetarëve tanë në Ukrainë është të përkrahë vazhdimisht proceset paqësore në stabilizimin e shtetit ukrainas. Negociatat e mbyllura në Minsk japin një farë shprese për këtë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shpërndarja e vendeve të eurodeputetëve nga Bullgaria është e qartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..

botuar më 24-06-13 9.39.PD

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..

botuar më 24-06-12 7.05.PD
Edhe nëse liderët e forcës së parë politike Bojko Borisov dhe të DPS-së Deljan Peevski bien dakord për një kabinet të përbashkët, ata do të kenë nevojë për mbështetjen e një lojtari të tretë politik

Dilema - qeveri e rregullt apo zgjedhje në vjeshtë, mbetet edhe pas 9 qershorit

Fitorja në dukje vendimtare e GERB-SDS në zgjedhjet për parlamentin kombëtar nuk do të thotë se partia me çdo kusht do të arrijë të formojë një qeveri në të vetmen formë të mundshme të imponuar gjatë qeverisjes së fundit, pra të ashtuquajturin..

botuar më 24-06-11 6.55.PD