Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Llukarski zgjeron tregun e mallrave bullgare në SHBA

БНР Новини
Foto: BGNES

Ministri i Ekonomisë, Bozhidar Llukarski do të bashkëpunojë me këshilltarin për çështjet tregtare tek Ambasada e SHBA-së në Sofje, Thomas Brans dhe me Ambasadoren e Bullgarisë në SHBA, Elena Poptodorova. Së bashku ata do të punojnë për prezantimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme bullgare në tregun amerikan.

“Nga vizita që bëra në SHBA dhe bisedimet që pata me biznesmenët amerikanë, përfundova që problemi i firmave bullgare aty ka të bëjë me tregun e kufizuar. Pra, firmat bullgare përpiqen të mbulojnë kërkesat e bullgarëve me banim në SHBA, vuri në dukje ministri Llukarski. – Sigurisht që konsumatorët amerikanë të cilët kryesisht preferojnë bulmetin dhe llojet tradicionale të verës bullgare mund të bëhen klientë të firmave tona”.

Për mendimin e ministrit të ekonomisë, treg perspektiv për prodhuesit bullgarë është perëndimi i mesëm i Amerikës, sepse atje rrallëherë hasen mallra evropiane. Po të bashkohen prodhuesit e interesuar, vendosja e tyre në tregun amerikan do të ishte më e suksesshme. Ministri Llukarsi u angazhua personalisht në lidhje me heqjen e taksës tregtare pas firmosjes së Marrëveshjes për Tregti midis BE-së dhe SHBA-së (TTIP).

Planifikohen masa për stimulimin e eksportit në vendet e treta, ndër të cilat vendet e Lindjes së Mesme, Singapor, Kinë etj. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të ndahen fonde evropiane. Ministria e Ekonomisë parashikon të stimulojë maksimalisht biznesin, duke aplikuar lehtësime për regjimin e licencave dhe të rregullatorit. 

“Kemi ambicie të punojmë për realizimin e 5 prioriteteve, theksoi ministri Llukarski. – Këto janë përmirësimi i kushteve të biznesit dhe reduktimi i pengesave administrative. Po ashtu do të sigurojmë transparencë gjatë absorbimit të fondeve evropiane, do të investojmë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe do të inkurajojmë të arsimuarit të drejtohen te fushat ku mungon kuadri profesional.”

Cilat janë prioritetet kryesore në privatizim?

“Së bashku me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë së Privatizimit kemi ndërmend t’i dallojmë shoqëritë të cilat ende nuk janë privatizuar dhe kanë mundësi reale për rimëkëmbje ekonomike, tha ministri Llukarski. – Kjo do të ndodhë qoftë përmes bursës, qoftë përmes tenderit të hapur. Qëllimi është i qartë –  të pakësohet deficiti buxhetor.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD