Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljubka Rondova dhe Radi Radev me çmime për kontribut të jashtëzakonshëm për folklorin bullgar

БНР Новини
Foto: gfn.bg

Më 20 shkurt për herë të dytë do të ndahen çmimet vjetore për folklor. Aktiviteti i është kushtuar 120-vjetorit të lindjes së këngëtares popullore Gjurka Pinxhurova. Festivali mbahet në dy etapa. Në fillim të vitit ndahen çmimet për kontribut të jashtëzakonshëm. Dhe në fund të shtatorit do të shpallen fituesit në kategoritë – “Zëri i vitit”, “Albumi i vitit”, “Këngëtari i preferuar” etj. Festivalin e organizon Shoqata “Trashëgimtarët e zjarrit folklorik” me ndihmën e disa folkloristëve të njohur. Tashmë dihet se cilët janë fituesit e çmimit për kontribut të jashtëzakonshëm. Votimi bëhet me anë elektronike në sajtin e Çmimeve Folklorike Vjetore. Folklordashësit zgjodhën këngëtaren e madhe popullore Ljubka Rondova dhe koreografin me përvojë Radi Radev.

Ljubka Rondova ka lindur në Maqedoninë e Greqisë dhe është ndër këngëtaret më të preferuara popullore. Jeta e saj është plotë e plotë peripeci. Por këndimi e ka shoqëruar atë gjatë gjithë jetës dhe pasioni pas muzikës i ka dhënë kuptim jetës. Kur ka qenë fëmijë, Ljubka Rondova ka përjetuar luftën civile në Greqi (1946-1949), e cila luftë e ka shpërndarë familjen e saj nëpër botë. Së bashku me disa fëmijë të tjerë emigrantë Ljubka Rondova është dërguar së pari në Rumani, pas kësaj në Poloni dhe së fundi – në Çeki. Në Pragë ajo ka mbaruar gjimnazin dhe Fakultetin e Filozofisë e Filologjisë. Zotëron disa gjuhë të huaja. Në atë kohë Ljubka Rondova ka ardhur në Bullgari te të afërmit e saj dhe disa vite më vonë e gjithë familja e saj është grumbulluar në Sofje. Vite të tëra Ljubka Rondova ka punuar si filologe në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore “Goce Dellçev”. Ajo është ndër solistet më të njohura të ansamblit. Ka koncertuar në të gjitha kontinentet. Fansat e saj nuk mund të llogariten. Ljubka Rondova ka mbledhur këngë popullore nga vendlindja dhe të cilat këngë janë përfshirë në përmbledhjen “Këngët popullore bullgare” të vëllezërve Milladinovi. Po ashtu këngëtarja popullore kompozon sipas teksteve të poeteve bashkëkohorë. Ka gjetur po ashtu tekstet e disa këngëve meloditë e të cilave ishin harruar.

Fituesi tjetër i çmimit për kontribut të madh është koreografi Radi Radev. Kur ka qenë fëmijë dhe pas kësaj adoleshent, ai ka marrë pjesë në ansamble të ndryshme. Në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore “Filip Kutev” ai është që prej vitit 1955. Radi Radev e ka gjetur veten e tij në mes të muzikantëve, koreografëve dhe kompozitorëve shumë të njohur. Pikërisht prej tyre ai është formuar si krijues. Radi Radev ka themeluar “Ansamblin e Krahinës Shoplluka” në Sofje dhe për të ka sjellë disa nga shfaqjet më të shquara të valleve. Me këtë ansambël koreografi ka fituar shumë çmime dhe po ashtu mirënjohjen e publikut.

Çmimet do të ndahen në një lokal kryeqytetas në stil folklorik. Dhe njëra nga nxënëset më të talentuara të Ljubka Rondovës do të interpretojë këngë nga repertori i këngëtares popullore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Ester Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Ester Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD