Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Duoja në piano Aglika Genova dhe Ljuben Dimitrov përsëri në skenën e Sallës “Bullgaria”

Foto: cross.bg

Duoja bullgare në piano Aglika Genova dhe Ljuben Dimitrov mbërriti nga Gjermania ku jetojnë dhe punojnë që nga viti 1993. Shkaku të vijnë përsëri tek ne është koncerti në Sallën “Bullgaria”.

“Mendoj se publiku më 20 shkurt mund të presë një program shumë interesant – tregon Ljuben Dimitrov. – Në vend të parë vëmë “Koncertin për dy piano, instrumente të baterisë dhe orkestër” nga Bela Bartok – një krijim shumë i fortë dhe magnetik. Me një grup si orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare dhe nën shkopin e dirigjentit maestro Jordan Kamxhallov mendoj se do të formohet një interpretim i shkëlqyer. Në pjesën e dytë është përfshirë dhe një nga simfonitë e Gustav Malerit. Programi është i zgjedhur shumë mirë.”

“Ideja është krejtësisht bullgare dhe kjo në fakt është më e mira nga takimi ynë në Sallën “Bullgaria” – shton Aglika Genova. – Propozimi për pjesëmarrjen dhe për incizimet e këtij krijimi erdhi nga shtëpia muzikore e medias. Kuptohet se me pjesëmarrjen aktive dhe të maestro Jordan Kamxhallovit si dirigjent i përgjithshëm i koncertit. Dua të shtoj emrat dhe të kolegëve tanë – perkusionistë, të cilët bashkë me ne janë solistë në këtë koncert – vëllezërit Dobri dhe Pllamen Palievi. Ne si duo në piano jemi të lidhur në mënyrë emociononte me këtë skenë. Ajo është e rëndësishme për ne, me qenë se që në moshën 9 vjeçe ekzekutojmë në të. “Duhet gjithmonë të jemi profesionalistë” – këtë e ka thënë dhe vetë Bella Bartok, fjalë drejt të cilave ne synojmë vazhdimisht. Për Bullgarinë kjo është një ngjarje e madhe”.

Sonte pas koncertit, Aglika Genova dhe Ljuben Dimitrov do të incizojnë krijimin e interpretuar prej tyre dhe prej perkusionistve në Radion Kombëtare Bullgare. Posaçërisht në lidhje me këtë “Jamaha” importoi në Gjermania një piano, e cila të jetë në partneritet me atë ekzistuese në Studion numër 1. Duoja e talentuar tanimë mund të lavdërohet dhe me albumin e vet më të ri me numër 14. Është i botuar nga lejbëlli gjerman “CPO Classics” me të cilët krijuesit punojnë prej shumë viteve. Disku i fundit përmban të gjitha krijimet e shkruara nga Ferenc Listi për dy piano.

“Misioni ynë si duo, si dhe të kolegëve tanë të tjerë nëpër botë është t’u tregojmë njerëzve bukurinë e krijimeve, të shkruara për dy piano ose për një piano por me katër duar”, pohon Aglika.

“Gjithmonë kur kemi zhvilluar koncerte nëpër botë, dëgjuesit të cilët nuk e kanë njohur deri në këtë moment krijimtarinë e duos, kanë mbetur jashtëzakonisht të befasuar nga ky grup pak i njohur – tregon Ljuben. – Pasuria si tingull dhe trashësi mahnit që nga momenti i parë. Shpesh studentët tanë, të cilët e vazhdojnë karrierën e vet në duo për piano, vetë e vlerësojnë si një plus të madh. Kjo na gëzon shumë, me qenë se ky format pasuron rolin stilistik të pianos. Dhe kur një krijim i dhënë është i interpretuar në harmoni dhe balancë, pa një mburrje të njërit prej dy pianistëve, formohet një bashkim të energjisë dhe përkatësisht një rezultat i mirë përfundimtar.”

Deri në fund të vitit 2015 grafiku i dy pianistëve është plot turne të shumta në Amerikë, Kinë dhe Evropë. Gjatë verës do të gjejnë kohë të kthehen përsëri në Bullgari, si drejtues të klasës së mjeshtërisë në qytetin Ruse. Shkaku është akademia muzikore e verës “Alegra”. Në të dy pianistët do të bëjnë përjashtim nga praktika e vet, dhe pikërisht dhe mësojnë interpretues solo, dhe jo duo. Dhe një gjë tjetër të cilën e shton Ljuboja: “Sivjet, në Poloni në qytetin Dushniki, zhvillohet edicioni i 70-të i një festivali të madh për piano, kushtuar Frederik Shopenit. Drejtor i tij artistik është Pjotr Paleçnik, kryetar i konkursit të Shopenit në Varshave. Pas disa vizitave tonë në këtë festival, ai drejtoi një ftesë të posaçme ndaj nesh për ngjarjen e madhe të ardhshme. Aty do të interpretojmë një recital me krijime nga ky kompozitor i shkëlqyer. Për këtë botim të festivalit janë zgjedhur pianist nga e gjithë bota, prandaj kjo ftesë për ne është një nder i madh. Dhe ne tani po përgatitemi për paraqitjen ton.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD

"Vendimi i fundit" - Ljubo Kirov për zgjedhjet në dashuri

Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..

botuar më 24-10-14 6.15.PD