Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1972 – Georgi Parcalev: “E qeshura është një gjë shumë serioze”

БНР Новини
Kuadër nga filmi “Me fëmijë në det”

Në rrugë shikohet një makinë e kuqe, dëgjohet një muzikë e lartë, shoferi i cila ka shkopsitur këmishën pi duhan të shtrenjtë, kurse një vajzë e veshur shumë mirë e ushqen me çokollatë. Jo, jo fare nuk jeni duke parë fillimin e një filmi amerikan. Makina është... “Moskviç” kurse në rolin kryesor është Georgi Parcalevi. Gjatë vitit 1972 në ekranet paraqitet një nga filmat më të mirë të kinemasë bullgare “Me fëmijë në det” në bazë të skenarit të vëllezërve Mormarevi. Në të merr pjesë pothuajse e gjithë “banda” e fëmijëve nga filmi “Iriqët lindin pa gjemba”, por shpirti i filmit dhe tema kryesore është Çiço Mançoja fatkeq. Fëmijët, pa dashur, shkatërrojnë planet e komshiut të tyre nga Sofja, i cili është në shërbim me një grua të huaj. Dhe për bela bie në kapan: “Ha-ha-ha”, xha Manço, të nxora në foto!”

Një “Moskviç” i kuq si ky nga filmi “Me fëmijë në det” dhe një figurë prej dylli të aktorit të dashur prej disa brezave Georgi Parcalev do të jenë mes eksponateve bazë në “Retro muzeun” e parë tek ne në qytetin Varna. 25 vjet pas vdekjes së tij spektatorët bullgarë vazhdojnë të kujtohen me buzëqeshje këtë rol dhe akoma dhjetëra role të tija. Por cilat prej tyre vlerëson më shumë ai vet?

“Kuptohet se, çdo një fytyrë të cilën e kam pikturuar, më ka sjellë një kënaqësi të madhe krijuese. Më ka qenë e afërt. Pavarësisht se i kam nxjerr shpirtin, siç thuhet, me shumë humor dhe qeshje.

Cilin nga rolet prej aktori e vlerësoni më tepër?

Një bilanc të tillë mendoj ta bëj në moshën 100 vjeçare. Por, prapë së prapi mendoj se ky është Varavin nga “Vdekja e Tarellkinit” të Suhovo-Kobilin.

Artisti i cili ka lindur gjatë vitit 1925 në qytetin Levski përfundon gjimnaz në qytetin Pleven. Pas kësaj studion për mjekësi në Universitetin e Sofjes, por nuk diplomohet – prej kohe ai luan në teatrin “Vëzrazhdane” duke u fshehur nga familja . Babai i tij ka qenë burrë me mundësi dhe me të ardhura, por e ka mbajtur djalin mjaft shtrënguar. I ka thënë: “Po të duash, mund t’i shpiesh të gjithë shokët e klasës në ëmbëltore. Kurse unë më vonë do të vete të paguaj!” dhe nuk i ka dhënë para në dorë. Njëherë i riu me një mjerim dhe breng në shpirt ka shkruar në ditarin e vet: “Sot nuk pash dot një film të shkëlqyer – nuk kam para!”. Të njëjtën ditë babai i tij ka mbërritur në qytetin Pleven. Ka parë faqen e hapur dhe ka vazhduar shkrimin:”Paratë e prishin njeriun”. Vet Georgi Parcalevi ka besuar në këtë. Ai nuk ka mbledhur dhe nuk ka grumbulluar para. Ka jetuar deri në fund të ditëve të tij me qira dhe ka qerasur bujarisht që të gjithë, me të cilët është ulur në një tavolinë. Për të kolegët dhe miqtë kujtohen jo vetëm si për një artist të shkëlqyer, por dhe si një personalitet jashtëzakonisht të ndritshëm.

“Dua të prezantoj veten. Kam lindur dhe kam jetuar pak a shumë mirë, sepse isha në një mirëmbajtje të mirë nga ana e prindërve. Xha Ivan Parcalevi, babai im, ishte një njeri shumë i mirë dhe nuk më zemërohej, se i harxhoja paratë. Ai kishte një merak – të bëhem doktor. Ja kështu më thoshte: dua të të shikoj më bluzë të bardhë, dhe pas kësaj të vdes. Ai donte që të bëhem mjek, kurse unë kisha thithur qumështin teatral. Se është kështu, do të bindeni pak më tutje. E bëra publikun për të qarë akoma kur isha 6 vjeç, kur luajta Kvazimodon. Pas kësaj dhe unë qava – motra ime më e madhe më rrahu kaq shumë, se i kisha marrë pantallonat e shkurtra, se me të vërtetë pash Shën Mërinë e Parisit. Që atëherë filloi afirmimin tim si një aktor tragjik. Dhe kushdi se çfarë do të rastiste akoma, në qoftë se një rastësi fatale nuk më ktheu në 180 gradë. Në një piesë , heroi kryesor, me fjalë të tjera – unë, duhej të vriste veten. Ishte parashikuar kur ta drejtoj pistoletën tek ballë , Marinçoja i cili përgjigjet për rekuizitën, shoku im, të shtijë diku mbrapa. Drejtova pistoletën, mbylla sytë... dhe asgjë. Nuk kishte krismë. Vërtisja armën, kisha frikë dhe çfarë nuk bëra, por rekuiziti heshta. Pash në tavolinë një thikë, u turra dhe e ngula në zemër. Dhe atëherë ai, sersem, shtiu. Që atëherë, kur dilja në skenë, publiku  fillonte të qesh. Kështu nga një hero dramatik u bëra një aktor i komedisë. Njeriu nuk di se çfarë e pret. Në teatër hyra me emrin e njeriut i cili të bën për të qeshur. Kurse pas hapjes së Teatrit Satirik gjatë vitit 56 fillova të punoj aty. Shkurtimisht – ky jam unë.

Dhe pa një arsim teatral, Georgi Parcalevi është mes artistëve të parë  të emëruar në Teatrin e porsakrijuar të Satirës, ku luan role të shkëlqyera në “Vdekja e Tarellkinit”, “Mihaill Mishkoed”, “Golemanov”, “Shtrëklica”, “Janari” dhe shumë të tjera. Pjesëmarrja e tij e parë në kinema është gjatë vitit 1958-në “Ljubimec 13”. Pason një varg i tërë, me të cilin bëhet me të vërtetë i dashuri i publikut. Vdes në moshën 64 vjeçe në Sofje gjatë vitit 1989.

“E qeshura është një gjë mjaft serioze. Nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të qeshin për budallallëqe, kot më kot” – pëlqente të thotë ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..

botuar më 15-12-28 1.17.MD

2014 – Nikolla Gjuzelev – Piktori në botën e operës

“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..

botuar më 15-12-19 12.15.MD

Viti 2013 – Qeverisja në izolim

2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..

botuar më 15-12-12 9.55.PD