Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi “Kujtime nga Bërdarski geran” ose tregim për rrugën e ndryshme të historisë sonë

БНР Новини

Pyetja “Kush jam unë?” është e para dhe më e rëndësishmja të cilën e shtrojmë në rrugën e formimit tonë si personalitete. Në Bullgari ka një komunitet të vogël, i cili i vë të kaluarën dhe historinë e tij në vendin e parë kur i përgjigjet kësaj pyetje. Ky komunitetet përbëhet nga bullgarë nga Banati. “Njerëz jashtëzakonisht të ngrohtë dhe  të sinqertë, të cilët konsiderohen pak më shumë evropianë se bullgarët e tjerë dhe historia e vërteton, se kanë të drejtën të mendojnë kështu” – rrëfen kolegia jonë nga Radio Bullgaria Veneta Nikollova, e cila është autore e dokumentarit të Televizionit për Turizëm “Kujtime nga Bërdarski geran”. Filmi u është kushtuar banorëve të fshatit më të madh të bullgarëve prej Banatit në Bullgari – Bërdarski geran, dhe është xhiruar brenda disa ditëve të verës së vitit 2014. Kuadrot e dokumentarit rrëfejnë se sa rëndësi ka të ruajmë lidhjet me të kaluarën, me stërgjyshërit tanë.

Снимка“Për këta njerëz e kaluara është pjesë e identitetit të tyre. P.sh. vet unë kam rrënje nga Bullgaria Veriperëndimore, por ky fakt nuk më përkufizon si personalitet, nuk formon karakterin tim. Ndërsa për bullgarët nga Banati kjo është me rëndësi. Ata e konsiderojnë botën nëpërmjet prizmit të përkatësisë së tyre ndaj këtij komuniteti të vogël katolik. Për këtë arsye vendosa të bëjë një film të ndryshëm për ta, një tregim më poetik me dozë të elementit magjik, i cili të prekë shpirtrat e spektatorëve – tregon Veneta Nikollova. – Historia e bullgarëve nga Banati është dramatike. Është lidhur me Kryengritjen e Çiprovcit nga viti 1688 në Perandorinë Osmane, në bazën e së cilës ishin bullgarët katolikë. Pas shtypjes së saj të egër nga Ciprovci kanë mbijetuar vetëm 2 000 veta, ndërsa katolikët në Bullgari ishin persekutuar nga pushteti osman. Për këtë arsye ata kanë vendosur të shpërngulen nga Bullgaria  dhe i janë  drejtuar Danibit, kanë kaluar lumin dhe janë vendosur në territorin e Perandorisë së atëhershme të Austro-Hungarisë. Sot ky është rajoni i Banatit, i cili përfshin pjesë prej Serbisë, Rumanisë dhe pak të Hungarisë. Atje të shpërngulurit bullgarë kanë jetuar në vazhdim të 200 vjetëve, duke formuar një komunitet kompakt. Këta njerëz kanë ruajtur me zell gjuhën dhe kujtimin e tyre të farefisit, në të njëjtën kohë kanë komunikuar edhe me kultura të afërta evropiane dhe katolike. Pas çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878 pjesë prej tyre kanë vendosur të kthehen në atdhe. Shteti bullgar u ka ofruar atyre tokë falas dhe përjashtim nga tatimet në vazhdim të 10 vjetësh. Të shpërngulurit e dikurshëm u vendosën në Bullgarinë Veriperëndimore, por preferuan të formojnë një koloni të tyre, të izoluar nga vendbanimet e tjera përreth. Kështu lindën pesë fshatra të Banatit. Bërdarski geran është më i madhi prej tyre dhe banorët e tij gjithmonë theksojnë, se janë banorët e kryeqytetit të bullgarëve nga Banati.”

СнимкаBashkë me bullgarët nga Banati në shekullin e XIX në Bërdarski geran mbërritën dhe gjermanë katolikë nga rajoni i Banatit. Ata u përfshin në këtë koloni, duke formuar mëhalla të veçanta. Por në fund të Luftës së Dytë Botërore gjermanët etnikë ishin detyruar nga Hitleri të largohen përfundimisht nga fshati. Sot në të ka mbetur vetëm një gjermane e gjallë, katedralja gjermane është në rrënim, si edhe shkolla gjermane. Vet fshati është me arkitekturë unike. Është projektuar nga arkitekt italian me ftesë të mbretit Ferdinand. Vetëm një rrugë e lidh me pjesën tjetër të botës. E lidhe apo e ndan prej saj.

“Ata dëshirojnë të jetojnë të veçuar nga të tjerët, sepse janë të ndërgjegjshëm për dallimet e tyre dhe unikalitetin e tyre – tregon Veneta. – Siç thotë njëra prej personazheve të filmit tonë – duke mbërritur nga Banati këtu ata u gjendën mes njerëzve me poture, të ulur mbi karrige trekëmbësh që bënin ndeje, ndërsa njerëzit nga Banati visheshin me rroba evropiane, kanë pasur salla për ballo etj. E kanë konsideruar veten si evropianë, si diçka më tepër se bullgarët. Deri në ditët tona ata e ruajnë këtë përfytyrim për veten. Supozohet se bullgarët nga Banati kanë sjellë në Bullgari krevatet me susta, lokomotivën me avull etj.”

Përveç muzikës autentike të Banatit, që karakterizohet me huazime nga folklori rumun dhe gjerman, në film tingëllon dhe muzika e autorit e kompozitorit dhe aktorit të ri Dejan Cvjatkov. Ndërsa kuadrot përrallor që na zhytin në atmosferën origjinale të Bërdarski geran janë vepër të operatorëve Pitër Kostov dhe Nikollaj Vasillev. Premiera e dokumentarit “Kujtime nga Bërdarski geran” ishte me 14 shkurt në kuadrin e Karnavalit “Farshangi” që zhvillohet në këtë fshat të Bullgarisë Veriperëndimore. Në muajin mars do të jete premiera e tij në Televizionin për Turizëm.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Televizioni për Turizëm dhe see.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD