Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vezhdi Rashidov: “Nuk ka një reklamë më të madhe për Bullgarinë nga ekspozita në Luvër”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Më 15 prill në muzeun Luvër në Paris do të hapet ekspozita “Epopeja e mbretërve trak: Zbulime arkeologjike në Bullgari”. Ajo është ngjarja më e konsiderueshme në kalendarin kulturor të vendit tonë gjatë vitit 2015. Përgatitja për të filloi përpara disa vjetëve me pjesëmarrjen aktive të ministrit të kulturës Vezhdi Rashidov.

Cilat janë pritjet nga prezantimi i thesareve trake në Luvër?

“Pritjet e shtetit bullgar duhet të jenë shumë të mëdha. Tre gjëra nuk i dinë bullgarët. Së pari – se Luvri është muzeu më i madh botëror. Ai është diçka si Vatikani-shtet në shtet – thotë për Radio Bullgarinë ministri Rashidov. – Secili mund ti japë llogari vetes se, kur përmes një muzeu në ditë kalojnë 30 mijë veta, kjo është një rrymë prej njerëzve, të cilët janë nga e gjithë bota. Gjëja tjetër të cilën nuk e dimë është se. Luvri nuk ka politikë të ofroj salla, por preferon të tregojë kulturën, të cilën e ka vet ai. Sepse, si një muze i madh ai ka tepër shumë artefakte. Bullgaria ka një shans, i cili nuk ka rastisur asnjëherë – kjo të hyjmë aty në një nivel kaq të lartë. Dhe unë shumë shpesh them se, kjo më shumë nuk do të rastis për shkak të politikës së qartë të muzeut botëror.”

Sipas ministrit Rashidov ekspozita është mundësi të dalim me njërën prej gjërave më të mira të cilat i kemi – kultura e tokave tona të lashta. “Nuk ka një reklamë më të madhe për Bullgarinë nga ajo e cila do të rastis. Jo rastësisht shumë njerëz tanimë fillojnë të komentojnë temën. Do të zhvillohet një ngjarje botërore” – shënon ai. Në vazhdim të 3 vjetëve e gjysmë ekspertë bullgarë dhe francezë kanë punuar për realizimin e kësaj nisme.

“Trakia ka shënuar një majë më të lartë në zhvillimin e vet, në rritjen e vet si ekonomi dhe kuptohet se si qytetërim me një kulturë shumë serioze. Por kjo bëhet, kur ka një ekonomi të fortë. Përderisa krijon artefakte prej floriri është e qartë, se ky është një qytetërim me një përparim shumë të madh.”

Viti i kaluar ishte rekord për nga numri i studimeve arkeologjike tek ne – mbi 400. Si duken gjërat për sivjet? “Ne akoma nuk kemi dalë nga kriza financiare – ve në dukje Vezhdi Rashidovi. – Në qoftë se njeriu do që të punojë, në qoftë se i bëhet diçka dhe ai e pëlqen këtë, me të cilën merret, dhe çdo gjë e cila është e lidhur me shpirtin dhe kulturën ,me kombin do të kërkoj mënyrat. Do të përdorim mjete evropiane, ka programe. Kuptohet kjo kërkon përpjekje. Ulemi, punojmë mbi projekte, kandidojmë. Kjo kërkon pak më shumë kohë. Për ndryshe më e lehta është t’i shkruash vetes një post ministror, të qëndrosh 3 vjet, që të kesh biografi. Kështu do të bëhen shumë projekte të reja, dhe kuptohet, përfundojmë të vjetrat, të cilat janë të lëna padore.”

Nga shoqëria arkeologjike alarmuan se, në disa vende me qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve paraqiten ndërtime të cilat i përngjajnë Disnilentit. Çfarë mund të bëhet për ruajtjen e trashëgimisë tonë në pamjen autentike?

“Kuptohet se, pas gërmimeve arkeologjike diçka mundesh të rivendosësh, të evitosh dhe të ruash aq sa është e mundur. Unë tani po pyes: çfarë gjë e keqe u bë me Carevecin, që e ngritën Patriarkinë në qendër të kodrës në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo ose rivendosën dy – tre kulla. Mbase nuk e bënë një qendër turistike më të vizituar – vazhdon Vezhdi Rashidov. – Po kalaja Cari Mali Grad? Ajo u bë një objekt atraktiv dhe fluksi i turistëve me të vërtetë është shumë i madh. Njerëzit duan të shikojnë diçka, tu tregosh historinë. Për ndryshe kjo e folur deri diku është e drejtë, por kur nuk ka një mundësi tjetër, deri diku është pa rezultat. Duhet të kesh dhe imagjinatë.”

Përpara pak kohe Sofja ishte përfshirë në rrjetin ndërkombëtar nga qytetet krijuese të UNESKO-s. Dhe më saktë, ajo është një nga të 5 qytetet botërore të kinemasë, bashkë me Bradfordin, Sidni, Pusan, Golluej. Përpara 3 muajve në listën për një trashëgimi jo materiale kulturore të organizatës u shënuan qilimat e Çiprovos nga Bullgaria Veriperëndimore, të thurura në një tezgjah vertikal. Vezhdi Rashidovi mendon se, qendra e Sofjes një ditë mundet të hyjë në listën e UNESKO-s. Dhe ëndërron që Muzeu Historik Kombëtar të jetë jo në periferi, por në zemër të qytetit. Dhe akoma:

“Ajo të cilën e kemi komentuar është se, Magura është një shpellë unikale me piktura shumë të lashta historike. Por, ne na duhet shumë pak punë, me qenë se ne nuk kemi shumë ekspertë të mëdhenj për pikturat shpellore. Më të mirët janë spanjollët. Unë isha tek një koleg – ministri spanjoll i kulturës dhe në të gjitha bisedat folëm për këtë të bëjmë ekipe të përbashkëta, të cilat me të vërtetë të përfundojnë studimet, që të mund ajo të përfshihet në listën e UNESKO-s.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD