Instrumentalist, dirigjent dhe kompozitor, Martin Georgievi është i gatshëm për sfida të ndryshme krijuese. I rritur në qytetin Varna, muzika e tij kthehet në kuptim të jetës së tij. Kështu Martini përfundon Shkollën Kombëtare të Arteve “Dobri Hristov”.
“Si perkusionit, kisha mundësi të ekzekutoj në Filarmoninë e Varnës akoma në moshën 12 vjeçare – tregon Martin. – Në këtë periudhë fitova një përvojë të vlefshme. Pas kësaj më pranuan në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”. Mësova instrumentet e baterisë, dirigjim dhe kompozicion. Fitova bursën ndërkombëtare të ABRSM për arsimim në Akademinë Mbretërore për Muzikë dhe u nisa për në Londër. Aty në degën e dirigjimit më dhanë mësim Kolin Dejvis, Kolin Metërs dhe Xhorxh Hërst. Gjatë viteve të fundit nuk më mbetet kohë të ekzekutoj, por në asnjë rast nuk i harroj perkusionet. Tanimë kam shkruar tri koncerte për bateri dhe orkestër. Këto instrumente relativisht shpejt afirmohen si solo dhe prandaj ka nevojë të krijohet një repertor për to. Aktualisht po punoj dhe mbi disa projekte, në të cilat kuptohet, ato janë mirë të përfshira.”
“Në botën time muzikore baleti zë një vend mjaft të rëndësishëm – një art i cili më jep një vështrim të ndryshëm mbi krijimet e njohura. Pavarësisht se një pjesë e madhe nga krijimet janë të njohura, Baleti Mbretëror tregon më të mirën në bazë të një mënyre tradicionale të përsosur. Puna aty më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Spektaklet punohen me një precizitet të madh dhe në detaje, në një nivel të lartë profesional. Ky proces ndikon dhe në punën time si kompozitor, sepse në kohën e sotme vëmendja e spektatorit është e drejtuar kryesisht drejt efikasitetit të krijimit të dhënë. Harrohet se, me mjete më elementare mund të arrihen rezultate shumë marramendëse. Tanimë tri stina jam dirigjent në “Kovënt Gardën” dhe vazhdoj të jem po kaq i mahnitur dhe i frymëzuar. Sa i përket vitit 2015, mundohem të mos të bëj plane të largëta, por të zhvilloj të gjitha mundësitë, të cilat më ofrohen – dhe në kompozim dhe në dirigjim. Do të ketë premierë të një baleti të ri në bazë të koreografisë së Uen Mak Gregër dhe muzika e Maks Rihterit. Për mua si muzikant është me rëndësi të ndaj dirigjimin nga kompozimi. Kjo është një punë krejtësisht e ndryshme dhe kërkon përkatësisht një mënyrë të ndryshme të mendimit. Kur njeriu i dallon, bëhet shumë më produktiv. I shmangem lodhjes së madhe, e cila grumbullohet në kohë.”
Martin Georgievi është një nga kompozitorët e pakët, i cili mund të lavdërohet se ka shkruar operë përpara se të bëhet 30 vjeç. Ajo quhet “Pasqyra”. Prej viteve shkruan krijime me porosi, për festivale të ndryshme muzikore. Kështu krijimet e tij interpretohen nëpër të gjithë botën prej orkestrave prestigjioze. Një prej tyre është “Kuarteti №1 me tela”.
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..