Deri sa Bullgaria dhe disa vende të tjera të Ballkanit përpiqen ta kthejnë mbrapa kohën duke ringjallur projektin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, lider i politikës energjetike të Evropës u bë Hungaria. Rezultatet nga vizita e Putinit në Budapest jo vetëm konfirmuan aftësitë politike të elitës hungareze për të analizuar situatën evropiane, por nxorën në pah mundësi për t’u përmirësuar raportet Moskë-Bruksel.
Në vend që të merret me pretendimet ruse, Budapesti dha përkrahje për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Turke” dhe shprehu dëshirën të bëhet partner kyç i Rusisë në skemën e re të transformimit të burimeve ruse energjetike për Evropën, duke kaluar anash Ukrainës. Kryeministrit hungarez Viktor Orban nuk e la të papërmendur temën anti-ruse dhe sanksionet e BE-së, duke theksuar se izolimi i Rusisë nga Evropa nuk është gjë praktike.
Rusia rikonfirmoi gatishmërinë e vet për bashkëpunim me Hungarinë në ndërtimin e “Rrymës Turke”, në vend që ky bashkëpunim përputhet me interesat ruse. Putini deklaroi se disa pjesë të gazsjellësit “Rryma Jugore” mund të realizohen përmes Turqisë. Presidenti rus po ashtu vuri në dukje ndërtimin e ndërmarrjeve të përbashkëta me Hungarinë, Serbinë dhe Austrinë në rast se ka dëshirë për t’u bashkëpunuar. Bile u përmend Bullgaria si vija përfundimtare e gjithë situatës së gazit.
Kjo qasje, pra e orientuar tek e ardhmja kontraston rëndë me veprimet e vendeve të tjera të Evropës Qendrore e Juglindore. Në Bullgari çdo gjë është e qartë – me sa duket kemi kuptuar rëndësinë e projektit “Rryma Jugore” pasi Rusia hoqi dorë nga realizimi i tij. Mirëpo, Serbia reagoi në mënyrë interesante. Beogradi u ofendua dhe në të gjitha mjetet e informimit masiv shpërndau artikullin e së përditshmes gjermane “Süddeutsche Zeitung” i cili kishte trajtuar temën banale për blerjen e monopolistit serb “Naftna Industrija Srbije” (NIS) nga “Gazprom neft”-i. Sipas së përditshmes gjermane pala ruse ka paguar për NIS-in më pak se një të pestën e vlerës reale. Mirëpo, në artikull nuk shkruhet gjë për gjenden para falimentimit të kompanisë serbe, as se kompania serbe ka të drejtë të marrë pjesë në konfigurimin e ri të rrymave energjetike evropiane. Ka nevojë vetëm për vullnet politik, por Beogradi “murmuris” kundër Brukselit dhe njëkohësisht e “bezdisë” Moskën që të ristartojë projektin “Rryma Jugore”.
Me sa duket pas vizitave të Putinit në Ankara gjatë dhjetorit të 2014-ës dhe në Budapest gjatë shkurtit të 2015-ës kryeqytetet evropiane duhet të rimendojnë prioritetet e veta në politikën energjetike. Të mos e përmendim faktin se ka rrezik real për pezullimin e transportimit të gazit rus në Evropë përmes Ukrainës.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia!..