Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolla Kazakov: “Në Bullgari nuk ka fluks refugjatësh”

БНР Новини
Foto: BGNES

Sipas të dhënave të fundit 62% të kapacitetit të qendrave për strehimin e refugjatëve në Bullgari është zënë. Në to jetojnë 3735 veta. Aktualisht nuk ka shumë refugjatë, të cilët kërkojnë strehim, por pritet se gjatë pranverës ata do të bëhen më shumë. Pavarësisht nga këto prognoza aktualisht të dhëna për “një fluks refugjatësh” tek ne nuk ka, shpalli në një intervistë për Radio Bullgarinë kryetari i Agjencisë Shtetërore të Refugjatëve Nikolla Kazakov. Ai shpjegoi se pavarësisht nga kjo Agjencia Shtetërore e Refugjatëve po përgatit blerjen e dy komplekseve të shtëpizave të lëvizshme, secili me kapacitet 400 veta. Po përgatiten dhe dy qendra strehimi.

Në çfarë fazë është ndërtimi i këtyre qendrave?

“Ka një objekt në gjendje të mirë, i cili pas 4-5 muajve do të mund t’u përgjigjet kritereve minimale për strehimin e refugjatëve. Ai është me kapacitet 1 500 veta. Objektet e tjera janë në gjendje të keqe teknike dhe për përgatitjen e tyre do të ketë nevojë për më shumë kohë dhe resurse financiare. Ne dëshirojmë që qendrat të ndodhen në vende të mira dhe që t’i rindërtojmë me më pak mjete financiare. Aktualisht ka prefektë, të cilët dëshirojnë që në territorin e tyre të ketë një qendër të tillë, ka edhe prefektë, të cilët nuk e duan këtë. Më parë qytetarët nuk ishin kënaqur me praninë e refugjatëve në qendrën e qytetit të Harmalit, Bullgari Jugore. Para dy ditëve unë personalisht kisha disa takime me qytetarët dhe duket se tani për tani ata janë më të qetë. Gjërat u përmirësuan shumë pasi ishte shpallur një orar për mbylljen e qendrës gjatë natës. Vetë refugjatët e pëlqejnë këtë orar. Të huajt mund të kontribuojnë për zhvillimin ekonomik të vendit. Në Svilengrad ndodhet qendra “Pëstrogor”. Atje qarkullimi i lokaleve dhe dyqaneve u rrit. Ka një rritje të vogël ekonomike në sajë të parave të tyre. Le të mos harrojmë se këta njerëz ndodhen në Bullgari për shkak të situatës së keqe në vendet e tyre dhe ne jemi të detyruar t’u ofrojmë strehim të gjithëve që ikin nga lufta civile.”

Pasi të rregullohet puna me strehimin e refugjatëve, shtrihet çështja për integrimin e tyre. Raporti i fundit i Organizatës së të Drejtave të Njeriut “Amnesty International” tregon përmirësim relativ në disa fusha, por integrimi mbetet çështje problematike. Sa persona do të përfitojnë nga programi i integrimit të refugjatëve?

“Në kryesinë e zëvendës kryeministrave Ivajllo Kallfin dhe Meglena Kuneva është themeluar Këshilli Kombëtar i Migrimit dhe Azilkërkimit. Deri këtë vit patëm disa strategji lidhur me integrimin. Aktualisht punohet për një strategji tërësisht të re drejtuar hartimit të një dokumenti gjithëpërfshirës. Po thuaj se jemi gati me dokumentin. Problem mbetet financimi. Vitin e kaluar duhej të integroheshin 2450 refugjatë, por për shkak të mungesës së financave nuk u integrua asnjëri.”

Kësaj radhe a do të financohet programi i integrimit?

“Ka disa drejtime të financimit. I pari ka të bëjë me mjetet buxhetore, i dyti – me mjetet nga programet operative. Kuptova se janë hapur disa programe në vlerë miliona euro. P.sh., programi “Administrimi i mirë” në vlerë rreth 300 mln euro. Drejtimi i tretë nga mund të marrin para është Fondi “Strehimi, migrimi dhe integrimi”, i cili fond është planifikuar deri në vitin 2020.”

Që nga shpërthimi i konfliktit në Ukrainë, pritet rritja e fluksit të refugjatëve. A pritet të rritet numri i bullgarëve etnikë në Ukrainë, të cilët do të kërkojë azil në Bullgari?

“Që nga muaji shtator i vitit të kaluar azil kanë kërkuar pesë persona. Ka dhe po ashtu një familje. Gjithsesi fluks i azilkërkuesve në Bullgari nuk ka. Po kjo nuk do të thotë se në të ardhme nuk do të ballafaqohemi me këtë sfidë.”

Përgatitën në shqip: Jordanka Ivanova dhe Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD