Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiret bëhen objekte turistike

БНР Новини
Manastiri Rillski

Manastiret të bëhen objekte të turizmit. Për këtë arritën marrëveshje përfaqësues të Sondonit të Shenjtë dhe dikastereve turistike. Krahas kësaj diskutohet përgatitja e ciceronëve të specializuar, të cilët do të shoqërojnë turistët nëpër manastiret tona. Ideja është, që njerëzit të mësojmë më shumë për jetën shpirtërore aty, jo vetëm të njihen me arkitekturën dhe historinë e vatrave fetare.

Manastiri “Shpërfytyrimi i Jesu Krishtit”Themelet e pelegrinazhit tek ne u hodhën në vitet 90-të të shekullit XX. Kjo ishte periudha, kur Bullgaria nisi rrugën gjembake të demokracisë, duke hequr prangat e komunizmit. Atëherë u krijuan edhe agjencitë e para të specializuara turistike për pelegrinazh. Gradualisht ky lloj i turizmit grumbulloi një sërë përkrahësish. Kështu gjatë viteve filloi të shtohet numri i manastireve, pranë të cilëve u ndërtuan godina të hoteleve me kushte të mira për fjetje. Miq të tyre u bënë jo vetëm njerëz besimtarë, por edhe turistë të zakonshëm, që kërkojnë qetësinë dhe prehjen shpirtërore. Disa prej këtyre objekteve unike dhe interesante kanë një histori shumëshekullore. “Të mos harrojmë, se në këtë lloj turizëm një rol të rëndësishëm luan fjala. Sepse një gur, një mur të lasht të ndonjë tempulli mund të prezantohen ashtu, që të gjallërojnë para syve të turistit, prandaj është me aq rëndësi të ketë ciceronë të përgatitur mirë, të cilët të zgjojnë interesin e njerëzve” – tregon Georgi Todorov nga agjencia më e madhe e specializuar në fushën e pelegrinazhit. Sipas tij, kjo është një sferë, e cila nuk është mjaftë e zhvilluar, megjithëqë ka një potencial të madh.

Afresket e Kishës së Bojanës, kishë kjo e cila është në listën e UNESKO-sëCili është rajoni më i përshtatshëm për pelegrinazh?

“Manastiri Rillski, Manastiri Rozhenski, Manastiri Kremikovski... në përgjithësi në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore dhe Jugperëndimore ka vatra të artit dhe kulturës fetare – tregon Georgi Todorov. – Në këtë rajon një interes përbëjnë kisha në fshatin Dobërsko dhe Manastiri Zemenski. Të mos flasim për kishën e mrekullueshme mesjetare “Shën Gjergji” afër qytetit Kjustendill. Këtu është vendi të tregojmë edhe kishën në lagjen e kryeqytetit Bojana, kishë kjo e cila është në listën e UNESKO-së. Në përgjithësi Sofja është një nga qendrat e mëdha kulturore të Mesjetës. Për fat të keq shumë nga kishat në qendrën e kryeqytetit u asgjësuan, por kjo pasuri nga 40 manastire përreth kryeqytetit, ose e ashtuquajturi Mali i Shenjtë përreth Sofjes, është unike.”

Manastiri LlozenskiSipas zotit Georgi Todorov afro 100 manastire bullgare të shpërndara në skaje të ndryshme të vendit përbëjnë interes jo vetëm për restauruesit dhe besimtarët, por edhe për udhëtarët kureshtarë. Për fat të keq një pjesë e vogël prej tyre u rivendosën dhe janë të arritshme për turistët. Me popullaritet më të madhe, përveç Manastirit Rillski themeluar në shekullin X, janë edhe manastiret Baçkovski dhe Trojanski. Sipas zotit Todorov është e gabuar të mendohet se gjatë robërisë pesëshekullore turke kleri në Bullgari ishte në regres. Ai e arsyeton këtë qëndrim, ashtu:

Manastiri Klisurski“Të marrim për shembull shekujt XVIII dhe XIX. E dimë, se në këtë periudhë arti mondan në Evropën Perëndimore ishte pa shpirt. Mirëpo, pikërisht atëherë në manastiret Baçkovski dhe Rillski u lulëzua një art në të vërtetë shpirtëror, të ruajtur dhe të paprekur nga bota mondane. Veprat e pikturuesve të mrekullueshëm të ikonave nga shekulli XIX Dimitër Zograf dhe Dimitër Haxhiikonomov – Banskalijata, që mund të shihen në Manastirin Rillski, janë një dëshmi elokuente për këtë.”

Afresket e Manastirit “Shpërfytyrimi i Jesu Krishtit”Anketime ndër pelegrinët tregojnë, se ata preferojnë që në manastiret dhe tempujt ciceronë të jenë priftërinj. Prandaj diskutohen mundësitë, që ciceronët profesionistë të ndihmohen nga klerikë, të cilët do të shoqërojnë turistët në manastiret dhe në kishat.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD