Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot shënojmë shpëtimin e hebrenjve bullgarë

Foto: arkiv

Me një vendim të Këshillit të Ministrave në Bullgari më 13 shtator të vitit 2003, data 10 mars u shpall Dita e Holokostit dhe e të dëmtuarve nga krimet kundër njerëzimit. Këtë ditë gjatë vitit 1943 mitropoliti Kirill, më vonë i shpallur Patrik bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Stefan parandaluan depërtimin drejt kampeve naziste të qindra hebrenjve nga Plovdivi. Disa ditë më vonë, më 17 mars të vitit 1943, zëvendëskryetari i Legjislaturës së 25-të të Kuvendit Popullor Dimitër Peshev shkroi një letër kundër depërtimit të hebrenjve bullgarë, të përkrahur nga 42 deputetë. Kështu, me pjesëmarrjen aktive edhe të shoqërisë, hebrenjtë bullgarë u shpëtuan. Historianët e sotëm bullgarë, politikanët dhe figurat publike sot i caktojnë përpjekjet për shpëtimin e hebrenjve në Bullgari gjatë Luftës së Dytë Botërore si një prej momenteve më të mëdha në historinë bullgare nga shekulli i XX-të.

“Një vendim i vështirë me një rëndësi të madhe: Fati i hebrenjve bullgarë – 1943” – kështu titullohet ekspozita dokumentare, e cila u hap më 9 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Ekspozita u organizua nga Agjencia Shtetërore “Arkivat” dhe Fondacioni “Kujtesa Bullgare”, me bashkëpunimin e Pallatit Kombëtar të Kulturës. Ekspozita përmban 32 tablo, të cilat duke u mbështetur te dokumente arkivore, e paraqitin historinë e hebraizmit bullgar, antisemitizmin në Evropë dhe përpjekjet e shoqërisë bullgare për shpëtimin e shtetasve bullgarë me origjinë hebraike.

Fotografi: BTA“Kjo përbën lexim të tërë historisë, të gjithçkaje, që ka ndodhur në vend para shpalljes së Ligjit antisemit për mbrojtjen e kombit gjatë vitit 1941 dhe gjatë aplikimit të tij. Në organizimin e ekspozitës marrin pjesë të gjitha drejtoritë regjionale të “Arkivave”, saktëson kujdestarja e ekspozitës Ivanka Gezenko. – Në ekspozitë është përdorur caku i natyrshëm i dokumenteve të veçanta, është përdorur një formim grafik i së ashtuquajturës ketoba – kjo është kontrata martesore hebraike, e cila jepet nga rabini. Sipas ketobas gruaja duhet të shpallë pajën e saj, kurse bashkëshorti – detyrimet e tij dhe si do të kujdeset për të. Ketoba zakonisht është shumë e bukur, në Bullgari janë ruajtur rreth 30-40 ketoba dhe ne kemi zgjedhur më të mirën. Në pjesën më të madhe të çdo një tabloje është pikturuar një yll hebraik me shtatë kënde, që është simbol i judaizmit.”

Piktori i ekspozitës ka zgjedhur pikërisht këtë simbol të bukur – të ashtuquajturën ketoba, që të tregojë se si pas ligjeve antisemite të Njurnbergut në Gjermani kanë filluar të zhduken elemente të ngjyrosura, kurse në periudhën e aplikimit të Ligjit për mbrojtjen e kombit te ne deri në vitin 1944 çdo një hebre i moshës mbi 10 vjeç ka qenë i detyruar të ketë në rrobën e sipërme një yll të gjelbër.

Vanja Gezenko citon Dimitër Peshevin, i cili deklaron se “Nderi i Bullgarisë, i popullit të saj, është jo vetëm çështje ndjenje, por ai është para se gjithash element i politikës së saj. Ai përbën një kapital politik të vlerës më të lartë dhe prandaj askush nuk duhet ta shpërndajë pa justifikim.”

Ekspozita “Një vendim i vështirë me një rëndësi të madhe – Fati i hebrenjve bullgarë 1943” është në dy variante – në bullgarisht dhe në anglisht. Si pjesë e festimeve të përvjetorit të 70 të shpëtimit të hebrenjve bullgarë dhe për nder të viktimave të Holokostit, varianti anglez u paraqit gjatë muajit mars të vitit 2013 në Parlamentin Evropian në Bruksel nga presidentët e Bullgarisë dhe të Izraelit – Rosen Plevneliev dhe Shimon Peres. Në versionin bullgar ekspozita dokumentare mund të shihet deri më 19 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD