Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1975 – Festivali “Mëllenja e Artë”

БНР Новини
Foto: arkiv

“Mëllenja e Artë” është festivali i parë dhe i vetëm i këngës humoriste dhe satirike në Bullgari. Ideja i përket ekipit të Redaksisë “Humor, Satira dhe Zbavitje” pranë Radios Kombëtare Bullgare. Edicioni i parë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Shakasë – 1 prill të vitit 1975. Producent dhe skenarist i këtij festivali, që nga themelimi, është Boris Arnaudov, i cili sjell më shumë hollësi:

“Ideja lindi në fund të vitit 1974. Në atë kohë kur fillonte një transmetim të ri krahas sinjalit mendohej edhe ndonjë vjershë. Në të me disa fjalë shpjegohej ideja e transmetimit. Më vonë kjo vjershë shndërrohej në këngë. Kështu u krijuan këngët e para humoriste dhe satirike. Nismëtarë të Festivalit “Mëllenja e Artë” ishin kryeredaktorja e atëhershme Katja Vodeniçarova, redaktori muzikor Angell Georgiev dhe Vasill Sotirov – skenaristi i parë.”

Për Festivalin “Mëllenja e Artë” Katja Vodeniçarova kujton: “Ideja ishte, që ai të bëhet një parodi dashamirëse e Festivalit Ndërkombëtar të Këngëve Zbavitëse “Orfeu i Artë”. Shfaqja jonë ishte një kopje e saktë e këtij festivali të njohur botërisht. Mirëpo, këngët interpretoheshin nga artistë dramatikë dhe humoristë. Kështu disa prej artistëve filluan të këndojnë. Një meritë të madhe për këtë kishte kompozitori Dimitër Vëllçev, i cili i mësonte dhe i udhëhiqte në këtë nismë. Vet aktorët e përqafuan idenë dhe me etje të madhe përgatiteshin për çdo shfaqje.”

Në Festivalin “Mëllenja e Artë” merrnin pjesë krijuesit më të mirë bullgarë: poetë-satirikë dhe kompozitorë të muzikës pop dhe teatrore. Doemos edhe artistët më të mirë. Vitet e para festivali organizohej si një koncert. Skenari përbëhej nga miniatura, në të cilët artistët jo vetëm që këndoheshin, por edhe rikrijuan role në skenë. Tërë Redaksia “Humor, Satira dhe Zbavitje” merrte pjesë në përgatitjen e çdo edicioni të Festivalit “Mëllenja e Artë”. Në sajë të vjershave thumbuese dhe ngacmuese shumë shpejtë festivali fitoi një popullaritet. Boris Arnaudovi, i cili punon për realizimin e shfaqjeve që nga edicioni i parë kujton:

“Gjatë viteve të para çdo shfaqje përbënte një koncert. Por nuk ishte e mundshme, që kjo formë të ruhet shumë gjatë, krahas kësaj edhe parodia u sos. Në vitin 1988 ndërruam formën dhe filluam të kërkojmë dramaturgjinë. Kështu Festivali “Mëllenja e Artë” u shndërrua në një shfaqje, në të cilën një rëndësi të madhe kishte regjisori. U përpoqa të vendos rregulla në zgjedhjen e veprave. Prezantova vjershat pa emrat e autorëve, kështu që të ketë një vlerësim të paanshëm dhe objektiv i materialit, që përfshihej në çdo shfaqje. Mendoj, se gjatë viteve arritëm të ruajmë një nivel të lartë artistik, sepse nuk kishte shaka dhe ngacmime  të trasha dhe pa kripë. Edhe bëmë disa këngë sipas vjershave të klasikëve të letërsisë bullgare si Hristo Botev, Ivan Vazov, Hristo Smirnenski, Dimitër Podvërzaçov. Nga 40 edicionet e Festivalit në arkivin e Radios Kombëtare Bullgare mbetën përafërsisht 750 këngë origjinale bullgare.”

Boris Arnaudovi është autor i vjershave të këngës “I arti”, me të cilën vite me radhë përfundonte çdo shfaqje e Festivalit “Mëllenja e Artë”. Muzikën e kompozoi Janko Milladinovi – dirigjent shumëvjeçar i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare. Interpretimi është i një grupi artistësh të bashkuar në formacionin vokal me emrin “Të Artët”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekuipazhi i anijes kozmike “Sojuz TM 5” Aleksandër Aleksandrov, Viktor Savinih dhe Anatolij Solovjov.

Viti 1988 – Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë

A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..

botuar më 15-06-13 3.55.MD

1987: Fillojnë protestat shoqërore kundër helmimit me gaz të qytetit Ruse

Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të..

botuar më 15-06-06 3.10.MD

Viti 1986 – Si kalon koha e hareshme e fëmijërisë

Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me..

botuar më 15-05-30 12.15.MD