Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programi operativ “Zhvillimi i Rajoneve Rurale” po nis para miratimit të tij në Bruksel

Ministrja e bujqësisë dhe ushqimeve Desislava Taneva
Foto: BGNES

Po fillon fushata sqaruese për pagimet e drejtpërdrejta në kuadrin e programit “Zhvillimi i Rajoneve Rurale” me buxhet 1.4 mlrd leva (700 mln euro.) Qëllimi i saj është që prodhuesit të njihen me kërkesat kryesore, mënyrat e pagimit dhe kushtet për financim.

Periudha e re programore është 2014-2020. Qeveria e kryeministrit Borisov po kontrollon pagimet për etapat e përfunduara të programit. Tani për tani auditimi nuk është përfunduar, sqaroi ministrja e bujqësisë Desislava Taneva dhe shtoi: “Në proces të monitorimit janë rreth 150 euro, sanksionet deri tani janë për 60 mln euro. Sanksionet janë kryesisht për shpërdorime në prokurimet publike.”

Versioni i fundit i programit, që pritet se do të miratohet është parashtruar në Bruksel para një muaji. Sipas ministres Taneva afati më optimistik për miratimin e programit është muaji korrik i këtij viti. Pavarësisht nga kjo qeveria do ta fillojë pagimin paraprakisht, para miratimit të tij, kështu që bujqit bullgarë të mund t’i përdorin mjetet financiare pa vonesë. Ja se çfarë tjetër tha ajo: “Ne do ta fillojmë programin akoma gjatë këtij muaji dhe po të ketë konsensus do ta nisem kapitullin për Investime në Ferma. Përparësi do të kenë projektet për investime në rajonet fshatare dhe ato të prapambetura si për shembull Bullgaria Veriperëndimore, investimet në blegtori, në prodhimin e perimeve, në inovacione, në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe investimet.”

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve do të përdorë kërkesat, të cilat ishin në fuqi gjatë periudhës së mëparshme të programit dhe para miratimit të tij nga Brukseli nuk do të financohen projektet e ashtuquajtura të “integruara” apo investimet kolektive. Do të ndryshohen kërkesat në një nga kapitujt më të njohura – “Fermeri i ri” dhe lëshimi i ndihmës fillestare do të bëhet sipas proceduarave të lehtësuara. Sipas ministres Taneva ky ndryshim bëhet sipas këshillit të KE-së dhe qëllimi është që të financohen ferma të reja me potencial për zhvillim.

Përveç mjeteve të lëshuara në kuadrin e programit për “Zhvillimin e Rajoneve Rurale” nuk parashikohen kompensime të tjera për prodhuesit bullgarë të qumështit për humbjet e tyre nga embargoja ruse. Është parashikuar financim suplementar për prodhuesit e qumështit të thatë dhe të gjalpit. Në Bullgari nuk ka prodhues të qumështit të thatë, derisa ata që bëjnë gjalpë janë pak.  Tani për tani Bullgaria dhe Rumania, të cilat kanë struktura të ngjashme të blegtorisë, e kanë përkrahjen e gjashtë të shteteve të tjera anëtare të BE-së dhe kjo nuk është e mjaftueshme. Përpunuesit bullgarë të qumështit mund të përdorin financim në kuadrin e programeve kombëtare për fermat e lopëve dhe për fermat e deleve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD