Për ne bullgarët nuk janë të huaja kërkimet shpirtërore. Mirëpo, shpesh, në vend që të zbulojmë besimin shpëtimtar, që sjell liri, jemi të prirë t’u nënshtrohemiparagjykimeve dhe okultizmit. Ka njerëz, që mendojnë, se fajin për këtë e ka Kisha, e cila vet duhet të luftojë paragjykimet e ngulura artificialisht. 12 të rinj, nxënës në Seminarin dhe studentë të teologjisë në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” kanë një qëndrim krejt të ndryshëm. “Kisha, kjo jemi vet ne: në se unë nuk ndihmoj dhe nuk përjetoj vuajtjet dhe gëzimet, atëherë edhe Kisha nuk mund ta bëjë”, janë të bindur ata. Prandaj preferojnë, që në vend të kërkojnë fajin te të tjerët, vet ata të bëjnë gjithçka sipas mundësive. Si rezultat dy vite e gjysmë me radhë ata mirëmbajnë bllogun “Mirëdashja” me idenë, që “Fjala e ndritshme shpëtimtare e Krishtit dhe mësimet hyjnore të Kishës Ortodokse të arrijnë te më shumë njerëz”. Kohët e fundit doli numri i dytë i revistës onlajn “Svetodavec” ose “I Shenjtëruar”.
“Misioni ynë është t’i japim botës dritë”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Angell Karadakov, njeri nga themeluesit e organizatë “Mirëdashja”. Ai dhe bashkëmendimtarët e tij besojnë, se “e mira ekziston, vetëm duhet ta zbulojmë në gjërat e vogla”. Për këtë arsye motoja e bllogut është “Ne e duam të mirën”. Angulli rrëfen, se që nga vogëlia ka një prirje te feja. Prandaj mbaroi Seminarinë e Sofjes, ndërsa sot është student i kursit të tretë të specialitetit “Teologji” të Fakultetit të Teologjisë pranë Universitetit të Sofjes. Besimi i tij i ndihmon të përballojë peripecitë e jetës. Mirëpo, a e bënë feja, që të dallohet nga të tjerët?
“Besimi e bënë njeriun të dallohet nga të tjerët. Njeriu ka lindur që të arrijë unitet me Perëndinë, krijuesin e tij. Prandaj njeriu kërkon Zotin dhe kur nuk arrin ta gjejë në vendin e saktë, ai preokupohet ngafrymëzime dhe paragjykime të tjera. Mirëpo, në se njeriu do të zbulojë besimin dhe Perëndinë e vërtetë, atëherë mund të themi, se ai lind herën e dytë, lulëzon dhe pasurohet, sepse besimi është jetë. Si besimi, ashtu edhe feja duhet të mbrohen me vepra. Atë e predikon apostulli. Thënë me fjalë të tjera, në se ti jetosh, veprosh dhe punosh për fenë, për besimin, atëherë besimi tënd është i vërtetë.”
Mistika e sëmurë e përhapur në mes të popullit ishte shkak, që të rinjtë të krijojnë bllogun. Dëshira e tyre është, që në internet të ketë një hapësirë, në të cilën të shihet, se në fenë ortodokse ka diçka dalluese. Ata përpiqen të prezantojnë fenë ortodokse nga një këndvështrim më interesant. Për temat, që gjejnë vend në bllogun “Mirëdashja” dhe për objektet, që provokojnë interes më të madh Angell Karadakovi tregon:
“Botojmë shumë informacion për botën e krishtere ortodokse. Ka shumë sajte ortodokse, të cilat pasqyrojnë aktivitetet e kishës sonë. Mirëpo, pak janë ata, që iu kushtojnë vëmendje kishave ortodokse në botë. Për shembull kohët e fundit botuam lajmin për ndërtimin e një qendre ortodokse në Tajlandë dhe një intervistë me një prift nga Kongo, i cili realizon aty një mision ortodoks. Qëllimi ynë është që të tregojmë se feja ortodokse predikohet në shumë vende. Një nga botimet më të lexuara ka të bëjë me një artikull të Gazetës Kishtare nga viti 1926 i kushtuar Kishës dhe Petër Dënovit. Një interes i theksuar shfaqet edhe ndaj problemeve aktuale të Kishës, ndaj intervistave që bëjmë me klerikë dhe me teologë. Krahas kësaj botojmë informacion për festat e ndryshme, pse i kremtojmë, çfarë është historia dhe semantika e tyre. Në ekip kemi përkthyes nga anglishtja, serbishtja, frëngjishtja dhe rusishtja.”
Ambicia e autorëve të bllogut është, që nëpërmjet tij të arrijnë deri te moshatarët e tyre, por pranojnë, se auditori i tyre nuk përbëhet vetëm nga të rinj. Nikolina Aleksandrova, e cila gjithashtu studion “Teologji” në Universitetin e Sofjes dhe është redaktore e bllogut “Mirëdashja” mendon, se është me rëndësi që në shkollat të ketë një lëndë mësimore “Feja”. Sipas saj kjo do të jetë me rëndësi për edukimin e brezit në rritje.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..