Si të ndryshojmë pamjen e Bullgarisë? Me ç’ka ajo të dallohet nga shtetet e tjera dhe të bëhet një vend më të mirë për jetesë: Si t’i motivojmë të rinjtë që të rikthehen në atdhe? Këto pyetje janë bërë në Konferencën “Ëndrra ime për Bullgarinë”, e cila u organizua në Bruksel nga deputetja evropiane Eva Paunova. Në konferencë po ashtu morën pjesë Komisionerja e BE-së nga Bullgaria, Kristalina Georgieva, Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme, Daniell Mitov, Ministrja Bullgare e Turizmit Nikolina Angellkova dhe dhjetëra bullgarë me banim në kryeqytetin belgjian. Në konferencë i pranishëm ishte dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore Evropiane Antonio Lopes.
“Po ëndërroj për këtë Bullgari për të cilën ëndërrojnë dhe po ashtu bashkatdhetarët tanë, thotë znj. Eva Paunova. – Në botë ka shumë bullgarë të cilët kanë sjellë gjëra interesante. Dhe Bullgaria do të ishte një vend më i mirë po të kishin ndodhur këto gjëra interesante pikërisht në atdhe. Mesazhi i konferencës është që të bashkohemi rreth temave pozitive dhe së bashku të sjellim ndryshimin e duhur. Suksesi i ndodh atij i cili beson në të. Ja pse na nevojitet guxim për t’i plotësuar dëshirat dhe për t’i arritur qëllimet e vëna.”
Bullgaria ka një histori shumë të pasur. Por krenaria e popullit mund të kërkohet jo vetëm në të kaluarën, por dhe në të sotmen, e bindur është znj. Eva Paunova.
“Në konferencë të gjithë u bashkuam rreth mendimit se patjetër duhet të bëjmë reforma në sistemin e arsimit, në administratë dhe në sistemin e drejtësisë. Siç e tha ministri i jashtëm është mirë që të punojmë duke i ndjekur ëndrrat që të mos kthehen këto të fundit në iluzione. Aktualisht punoj mbi ndryshimet në fushën e arsimit dhe në digjitalizimin e qeverisjes.”
Znj. Eva Paunova tha se pas mbylljes së konferencës shumë bullgarë kanë ndarë idetë e tyre për modernizimin e Bullgarisë.
“Njëra nga gjërat që duam të bëjmë është platforma Online, vë në dukje deputetja evropiane. – Ashtu bullgarët nga mbarë botën do të kenë mundësinë për të shpërndarë mes njëri-tjetrit idetë e veta se si të ndryshojë Bullgaria. Çdo muaj do t’i përgjithësojmë idetë dhe do t’i komentojmë ato me përfaqësuesit e qeverisë.”
Znj. Eva Paunova do që takimi “Ëndrra ime për Bullgarinë” të mbahet çdo vit dhe në të të përfshihen grupe të cilat të diskutojnë reformat në fushat e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë.
Deputetja evropiane kujtoi shprehjen e presidentit amerikan Kenedi: “Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju, por çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”. “Ëndërruesit për Bullgarinë gjithashtu e mendojnë atë”, e bindur është znj. Eva Paunova.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin..