Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Blagovec me këngë, rite dhe besime

БНР Новини
Rituali me kapërcimet e zjarrit parandalon nga kafshimi i gjarpërinjve gjatë verës.
Foto: etar.org

Sipas besimeve popullore në Blagovec duhet të kini para me dorë, halë peshku... Dhe të mos dilni të uritur nga shtëpia. Traditat folklorike kanë caktuar një varg të tërë veprimesh në këtë ditë magjike. Para së gjithësh duhet të jini me humor të mirë. Sepse siç ju gjen “zëri i kukuvajkës” më 25 mars kështu do t’ju shkojnë gjërat gjatë tërë vitit. A është kështu, mund të verifikoni vet.

Blagovec festohet më 25 mars. Me po këtë datë Kisha ortodokse kremton Ungjillëzimin e Hyjlindëses. Sipas proverbit biblik, para Virgjëreshës Mari është shfaqur Kryeengjëlli Gavril dhe i tha, se do të lindë të birin e Zotit. Në traditën e krishtere njoftimi i këtij lajmi të mirë respektohet që nga shekulli i IV. Deri në qeverisjen socialiste, kur imponohet ateizmi në vendin tonë në këtë ditë është festuar Dita e nënës. Për këtë ekzistojnë shumë dëshmi në arkivat e shtypit periodik, në letërsinë e memoareve. Sot, dekada pas ndryshimeve demokratike në vitin 1989, kjo traditë është rivendosur. Por shumë njerëz vazhdojnë të shënojnë dhe 8 marsin – po kështu si Ditë e nënës. Rrënjët e festës popullore Blagovec janë larg në kohën – në epokën para krishterimit dhe në ritet pagane, të ruajtura dhe të pasuruara gjatë viteve. Kjo festë, e cila është shumë afër ardhjes astronomike të pranverës, bashkon rite të ndryshme të destinuara për pritjen e fillimit të ri.

Blagovec ose Blagoveshtenie gjithmonë koincidon me kreshmët për Pashkët dhe prandaj në tryezë mund të shtrohet vetëm peshk. Në festen folklorike peshku gjithash është i pranishëm. Legjendat popullore rrëfejnë, që secili duhet të hajë nga gjellët festive dhe pas kësaj t’i pastrojë dhëmbët me halë peshku – kjo sjell shëndet dhe fat. Bile më të varfëritë, që nuk mund të siguronin peshk për festën, duhej të kishin së paku halë të vjetër peshku “për të kruajtur” dhëmbët.

Në përfytyrimet popullore më këtë ditë për herë parë vjen kukuvajka, e cila njofton lajmin e mirë, se dimri ka ikur dhe po vjen vera. Në këtë ditë është mirë të dëgjosh zërin e kukuvajkës, por duhet të jesh i ngrënë dhe të kesh para dhe kafshatë buke në xhep. Kukuvajka lajmëron gjithashtu, se po dalin shtojzovallet. Me këtë ditë ariu zgjohet nga gjymi i dimrit, gjarpërinjtë dalin nga strofkat e tyre. Për të parandaluar nga kafshimi i gjarpërinjve dikur bëhej një rit i parakalimit përreth shtëpisë dhe oborrit. Në këtë parakalim merrnin pjesë gratë dhe fëmijët të cilëtrrapëllinin me sende prej metali dhe thoshin formula magjike: “Ikni, gjarpër dhe zvarranikë, se po vjen Blagovec!”

Pastrimi i shtëpisë dhe ndezja e zjarreve po kështu është pjesë e festës. Herët në mëngjes në Blagovec hidhen plehrat dhe sendet e vjetra dhe të panevojshme. Ndizet një zjarr, të cilin e kapërcejnë të gjithë duke përpjekur që të tymosin këmbët e tyre, sepse sipas besimeve popullore, ky ritual parandalon nga kafshimi i gjarpërinjve. Legjenda të tjera për kërkuesit e thesareve rrëfejnë, se me këtë ditë mbi vendin e thesareve të groposura del një zjarre blu. Gjatë natës në prag të festës kërkuesit e paligjshëm të thesareve shkojnë anë e mbanë fushave dhe kodrave me shpresën se do të shohin shenjen magjike.

Ndërsa bletarët i hapin kosheret dhe i lëshojnë bletët, që mjalti pas kësaj të jetë shumë i ëmbël. Ndërsa në këngët që interpretohen në kohen e riteve të ndryshme, më shpesh përmenden kukuvajka, pranvera dhe urimi gjithçka të shkojë më së miri gjatë gjithë vitit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët, rumunët dhe moldavianët prezantuan së bashku martenicën (veroren) në Bruksel

Shoqata Kulturore Bullgare së bashku me përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia organizoi në Bruksel Festën e Martenicës (Verores) që u mbajt më 18 shkurt. Ky është edicioni i dytë kushtuar simbolit të pranverës që bashkon të tre vendet. Në stenda u..

botuar më 24-02-19 10.32.PD

Vallja popullore bullgare mahniti bullgarët, amerikanët dhe japonezët në Nju Jork

Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..

botuar më 24-02-08 10.16.PD

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD