Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër tregon për vendet e shenjta në periferitë e Sofjes

БНР Новини
Foto: arkiv

Një libër unik ndjek të kaluarën dhe të tanishmen e vendeve të shenjta, të cilat e rrethojnë si një gjerdan kryeqytetin tonë dy milionësh. Përmbledhja me 17 artikuj zbulon rolin dhe rëndësinë sociale të këtyre vendeve shpirtërore si dhe fakte kureshtare dhe legjenda, lidhur me to.

“Vendet e shenjta në rrethin e Sofjes. Kulte, tregime, figura” – kështu quhet botimi që doli para pak kohe në treg dhe që është vepër e Institutit për Etnologji dhe Folkloristikë me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të shkencëtarët hedhin dritë mbi manastire, paraklise, faltore pak të njohura dhe ajazma në kryeqytet dhe në periferitë e tij. Gjatë Mesjetës, kur qyteti Sredec zhvillohej si një qendër shpirtërore, numri i manastireve në rajon arrinte në 120. Pjesë prej tyre kanë mbijetuar deri në ditët tona dhe vazhdojnë të ushtrojnë forcën e tyre tërheqëse. Autorët e përmbledhjes janë historianë, etnologë dhe filologë dhe shqyrtojnë tema si respektimi i sotëm i shenjtorëve, roli i internetit në popullarizimin e udhëtimeve të pelegrinazhit në “Malin e shenjtë” të Sofjes, legjenda interesante etj. Kështu për shembull, mësojmë se në rajonin e fshatit Vlladaja ka një faltore me kryq, të ngritur në vendin që është lidhur me një legjendë të lashtë. Sipas saj, pikërisht aty kanë qëndruar murgjit që kanë transferuar lipsanet e Shën Ivan Rillskit. Por kanë ndodhur ngjarje për të cilat shenjtori i ka mallkuar banorët e fshatit që kur të mos merren vesh njeri me tjetrin dhe të nxjerrin bukën e gojës me punë të rëndë fizike. Zbulojmë hollësira interesante për manastirin “Shtatë fronet”, i cili është me 7 paraklise, të kushtuar 7 shenjtorëve të ndryshëm ose për Manastirin e Alinos nga shekujt XVI-XVII me ikonat unike, ku çdo vit në ditën e festës kishtare Ngjitja në qiej e Zotit Krishtit zhvillohet në panair.

Çfarë është qëndrimi i bullgarëve ndaj këtyre vendeve të shenjta në periferinë e kryeqytetit tonë të zhytur në smog dhe kaos?

“Studimet tona tregojnë, se janë shumë njerëzit që udhëtojnë dhe vizitojnë këto vende – përgjigjet prof. Allbena Georgieva, hartuese dhe redaktore e librit. – Kuptohet se ka një farë modë në këtë, por në raste të tjerra forca dominuese është nevoja. Njerëzit që nuk mund të gjejnë mjekim në mjekësinë tradicionale, kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre në vendet e shenjta. Po rritet dhe turizmi i pelegrinazhit. Sepse ekziston një fare kureshtje ndaj vlerave të krishtere dhe historisë. Njeri prej artikujve i është kushtuar pelegrinazhit, të pasqyruar në internet me anën e përshkrimeve të udhëtimeve. Në to blogër, para së gjithësh njerëz të rinj, ndajnë përjetimet e tyre nga kontakti me këto vende si dhe admirimin ndaj natyrës përreth.”

Në ditët tona pjesa e madhe prej manastireve të restauruar që janë rreth 40 funksionojnë. Por askush nuk mund të thotë se sa janë saktë faltoret, parakliset, ajazmat në periferitë e Sofjes. Në libër i kushtohet një vëmendje të veçantë kultit ndaj shenjtorëve mjekë. I tillë është rasti, p.sh. me Shenjtorët Kozma dhe Damjan, të cilëve u është kushtuar  njeri prej parakliseve në Manastirin në Obradovci. Banorët e Sofjes besojnë, se aty bëhen mrekulli, në saj të ujit mjekues të ajazmës. Të dy shenjtorëve u është kushtuar dhe Manastiri Cërnogorski në fshatin Giginci për shkak të ajazmës dhe për të cilin ka legjenda të shumta. Vet manastiri, i cili është rinovuar me dhurime dhe fonde evropiane, është kthyer në një qendër shpirtërore të tërë rajonit.

Çfarë publiku i është orientuar botimi?

“Rretheve shkencore, publikut të gjerë – thotë prof. Georgieva. – Pranë librit ka një CD me fotografi dhe klipe prej festave fetare në Manastiret në Alino dhe Kladnica. Përmbledhja përmban tregime në vetën e parë, si edhe intervista me pelegrinë dhe priftërinj.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dialog" mes një gruaje koreane dhe bullgarëve në Galerinë e Arteve të Ruses

Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..

botuar më 24-08-11 7.05.PD

Shkrimtare nga 7 vende janë në një kamp krijues në Çepellare në Rodope

Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..

botuar më 24-08-10 5.00.PD

Varna i jep edhe një herë skenë artistëve në fushën e muzikës eksperimentale

Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve..

botuar më 24-08-03 8.05.PD