Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teatri i Kukullave në kryeqytet me pjesë për foshnja

БНР Новини
9
Moment nga spektakli “E qeshura e shitur”, më 2014

Më 27 mars shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Teatrit. Shfaqjet e para teatrale në Bullgari janë lidhur me vatrat e kulturës, që ishin qendër e jetës shpirtërore dhe shoqërore në vend në mesin e shekullit të XIX. Spektakli i parë është vënë në skenën e teatrit në qytetin Shumen më 15 gusht të vitit 1856 – komedia “Mihall Mishkoed” të mësuesit Sava Dobropllodni. Për themelues të teatrit bullgar dhe regjisor të parë bullgar konsiderohet Dobri Vojnikov. Vepra e tij “ Qytetërimi i keqkuptuar” ka qenë komedia më e mirë bullgare deri në fund të shekullit të XIX. Një shfaqje tjetër e njohur është “Ivanko – vrasësi i Asenit” nga Vasill Drumevi. Fillimi i teatrit profesional vihet në vitin 1904 nga trupa dramatike “Sëllza e smjah” (Lot dhe e qeshura), e cila më vonë merr emrin Teatri Popullor Bullgar.

Në ditën e Melpomenës prezantojmë Teatrin e Kukullave në kryeqytet. Ai është themeluar në vitin 1946 nga aktorja Mara Penkova me mjete të saj personale. Gjatë viteve në të janë vënë në skenë më se 300 spektakle, çdo sezon trupa përgatit 6 tituj të rinj – për fëmijë, të rritur dhe shfaqje për familje.

СнимкаA gjenden vështirë pjesa bullgare për teatër të kukullave?

“Po, për teatër të kukullave shkruhet vështire – përgjigjet Drejtori Kirjakos Argiropulos. – Ai ka veçoritë e tij specifike. Dhe jo gjithmonë ajo që shkruhet është cilësore dhe e përshtatshme për skenë. Por ne inkurajojmë shkrimin e pjesëve për teatrin e kukullave, çdo vit organizohen një sërë konkursesh.”

Moment nga spektakli “Shkolla e lepujve”, më 1959Në të kaluarën jo të largët në skena të hapura verore aktorë me sukses jepnin spektakle të ndryshme, ndërsa trupa teatrale bënin vizita në vendbanimet, ku nuk kishte teatër të kukullave. Por gjatë viteve të fundit shumica prej shfaqjeve jepen në vet teatrin, sepse nuk është lehtë të përgatitet pjesë, e cila të shfaqet nën qiell të hapur. Prandaj Teatri i Kukullave në kryeqytet vendosi t’u drejtohet spektatorëve më të vegjël.

“Ne përgatitëm një pjesë për foshnja, fëmijë që janë në atë moshë, kur vështirë komunikojnë me botën, me prindërit e tyre dhe ne vendosëm t’i ftojmë në teatër. Në këtë projekt dallimi është se punohet vetëm me fëmijë që ende nuk mund të flasin, të cilët që tani zbulojnë fjalët “mami” dhe “babi”. Dhe fjala e tretë, që me siguri do të mësojnë, do të jetë “teatër” – me buzëqeshje thotë Kirjakos Argiropulos. – Sipas meje, kjo është një ide e mrekullueshme dhe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë këtë projekt për fëmijët në moshë nga 1 deri në 3 vjeç.”

Spektakli “Këngë foshnje” ka karakter edukues: aktorët me ndihmën e kukullave shpjegojnë çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është e drejtë, çfarë është “po”, çfarë është “jo”. Dhe fëmijët reagojnë, realizojnë kontakt. Ata ngrihen nga tapetet, prekin kukullat , studiojnë sendet në skenë, marrin pjesë aktive në historinë e treguar.

СнимкаPër çfarë e mëson Drejtorin e Teatrit të Kukullave komunikimi me fëmijët?

“Me siguri, për pastërti, për sinqeritet, sepse fëmijët i zotërojnë këto cilësi në mënyrë të përsosur. Ata janë dhe korrigjues. Nëse kemi përgatitur diçka për ta dhe ajo nuk tërheq vëmendjen e tyre, do të thotë, se nuk e kemi bërë mirë. Fëmija ngrihet nga karrigia, shëtitet nëpër sallë dhe në qoftë se e ka shumë të mërzitshme thjesht del nga salla. Ndërsa ne, të moshuarit, qëndrojmë nga mirësjellja. Kështu që komunikimi me fëmijët na mëson dhe ne reciprokisht pasurohemi.”

“Të jenë të shëndetshëm dhe të duanë më shumë tri gjëra: mësimin, artin dhe sportin” – u uroi adhuruesve të vegjël dhe të mëdhenj të teatrit Drejtori i Teatrit të Kukullave në kryeqytet Kirjakos Argiropulos.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Teatri i Kukullave



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD