Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria e varfër me ndihmë poshtëruese nga BE-ja për refugjatët

Foto: BGNES

Në fund të javës Komisioni Evropian miratoi 22 programe të reja shumëvjeçare në kuadrin e fondit “Strehimi, migracioni dhe integrimi” dhe të fondit “Siguria e brendshme” për periudhën 2014-2020”. Shpërndarja e mjeteve tregon se për vendin më të varfër në BE, Bullgarinë, mjetet e parashikuara evropiane janë jashtëzakonisht të ulëta. Del se një refugjat në Bullgari “kushton” 53 herë më pak sesa një refugjat në Estoni. Bullgarisë i livrohen 10 006 777 euro në sfondin e 4320 refugjatëve dhe të akoma 2048 strehimkërkuesve, kurse Estonisë – 150 000 euro më shumë për 81 refugjatë të regjistruar dhe 44 strehimkërkues. Një shumë më të vogël, por afër shumës së parashikuar për Bullgarinë, do të marrë Lituania për 951 refugjatë të regjistruar dhe vetëm 60 të tjerë, të cilët janë në pritje regjistrimi. Nuk ka përputhje të shumave të parashikuara me nevojat e refugjatëve dhe mundësitë financiare të vendeve të veçanta, ku kërkojnë strehim refugjatët në fjalë.  Shumat më të mëdha do t’u livrohen shteteve më të pasura në BE, por atje edhe numri i refugjatëve është më i madh. Mirëpo, për Çekinë, për shembull, janë parashikuar 2.5 herë më shumë mjete, sesa për Bullgarinë. Në të njëjtën kohë në Çeki jo vetëm se ka më pak refugjatë dhe strehimkërkues, por edhe standardi i jetesës është më i lartë. Tani për tani reaksionet ndaj lajmit nga ana e mediave  në Bullgari janë të pasigurta. Nuk përjashtohet edhe mundësia që vetë Bullgaria të ketë faj për këtë ndihmë të vogël, sepse sipas disa burimeve të administratës ajo ka kërkuar vetëm 5-6 mln euro. Versioni duket i besueshëm në sfondin e informatave kontradiktore, të cilat përhapen nga vetë administrata. Gjatë udhëheqjes së qeverisë së kaluar, për shembull, Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se ndihma mujore është 540 euro, kurse Agjencia e Refugjatëve fliste për një shumë relativisht më të vogël – rreth 200 euro. Por pavarësisht nga shkaqet për këtë përkrahje kaq të vogël evropiane për zgjidhjen e problemit të refugjatëve në vendin tonë, ato nuk do ta ndryshojnë shpërndarjen e shpallur të mjeteve evropiane deri në vitin 2020. Qeveria bullgare nuk ka mundësi tjetër veçse të kërkojë ndonjë dalje tjetër nga situata e pakëndshme, sepse pritet që numri i refugjatëve të vazhdojë të rritet, të paktën deri në vitin 2020...


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD
Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD